Që prej Shtatorit të kaluar, lajmi i një smartphone të aftë për të punuar me Windows XP u përhap me shpejtësi në gjithë botën dhe me vitin e ri, gjithmonë e më shumë rreth tij po bëhet e ditur.
Në tregun konkurues të smartphonëve, shumë pak prej tyre ia vlejnë për tu interesuar së tepërmi – të fitosh ndaj karakteristikave të iPhone të Apple duket virtualisht e pamundur dhe një ndër arsyet kryesore është sistemi i tij mjaft solid.
Kompania Kineze ITG ka menduar të mbështetet në një sistem të suksesshëm si Windows XP (version i plotë, jo mobile) për të bazuar telefonin e sajë të ri, i cili krahas funksionaliteteve bazë të një smartphone pritet të pajiset me dalje USB, audio dhe VGA.
Disa nga specifikimet mund ti lexoni më poshtë:
- CPU: AMD Super Mobile CPU
- Memorja: 512M/1G
- SSD: 8G/16G/32G/64G ose HDD: 30G/60G/80G/120G
- LCD: Touch-screen LCD 4.8 inch TFT 800 me 480 piksel
- Sistemi Operativ: Microsoft Windows XP
- Rrjetet: GSM/GPRS/EDGE/WCDMA (HSDPA/HSUPA) CDMA/CDMA2000 1X/CDMA1X EVDO, TD-SCDMA TD-HSDPA
- Wireless: WiFi 802.11b/g, WiMax(opsional), Bluetooth, GPS
- Kamera: CMOS, 300k/1.3 MP
- Porte lidhëse: 1 x kufje,1 x mikrofon, konektor i palosshëm (përfshin dalje VGA ), 1 x USB 2.0, Slot SIM
- Bateria: Lithium-ion
- Koha e bisedës: Rreth 5 orë, Stand by: rreth 5 ditë
- Pesha totale: 400g