wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM

wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM
 
ForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Te gjejme origjinen tone
FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012 Icon_minitimeMon Jan 30, 2012 4:55 pm nga mikele

» Gazeta Express
FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012 Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:38 pm nga otr

» Horoskopi
FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012 Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:37 pm nga otr

» BotaSot - E përditshme Informative Kosovare.
FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012 Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:37 pm nga otr

» Kosova Sot
FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012 Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:36 pm nga otr

» Top Channel TV
FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012 Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:36 pm nga otr

» LESNA
FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012 Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:35 pm nga otr

» Horoskopi Ditor
FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012 Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:34 pm nga otr

» InfoPress
FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012 Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:33 pm nga otr

Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
NjE iNfO tE shKuRt ! ! !
мιя ѕє νιηι ηє ωωω.∂σвяι∂σℓℓι-ƒσяυм.тк & ѕнqιρєтЧєνєя ƒσяυм / ∂ιcкα qє ѕмυη∂єηι тα кυρтσηι мυη∂єт тє кσηтαктσηι ρєямєѕ є-мαιℓ: ∂σвяι∂σℓℓι@нσтмαιℓ.cσм & вσѕѕι_ף2@нσтмαιℓ.cσм ∂нє ѕαℓι@∂ємιяι.cσм / ѕтαƒι ι ƒσяυмιт נυ υяση кαℓιм ѕα мë тë мιя . . . ! ! ! :∂ . . .
May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 103 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri xhezmi_hysenaj@yahoo.com

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 449 artikuj v 404 temat
Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 33 më Tue Dec 26, 2023 8:05 pm

 

 FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Noizyyy

Noizyyy


Numri i postimeve : 33
Join date : 20/09/2010

FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012 Empty
MesazhTitulli: FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012   FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012 Icon_minitimeTue Sep 21, 2010 12:17 am

FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012 Bota
Parashikimi i nje fizikani amerikan qe i bazon bindjet e tij ne kalendarin e fisit Maja Shperthime vullkanike te medha, stuhi magnetike, rrezatime nga hapesira etj... Pas vetem tre vjetesh ne Toke do te mbreteroje ferri, ose te pakten sipas Laurenc Xhozef, fizikan nga SHBA dhe autori i librit "Apokalipsi 2012".

Bindjet e tij bazohen ne nje fakt: me 12 dhjetor te vitit 2012 do te perfundoje cikli i kalendarit Maja, qyteterimi misterioz qe banoi ne Ameriken Qendrore nga viti 1800 perpara Krishtit deri ne vitit 1450 pas Krishtit. Per me shume te nesermen e asaj dite do te ndodhe solstici dimeror dhe Dielli do te pozicionohet me qendren e Rruges se Qumeshtit per here te pare pas 26 mije vjetesh...a duhet te shqetesohemi? Pozicionimi astronomik nuk do te jete i rrezikshem, te pakten sipas shkencetareve qe e mbikeqyrin hapesiren ne vazhdimesi.

Per shembull ne vitin 2002 pese planete u pozicionuan ne nje vije te drejte ne harkun e 33 gradeve pa shkaktuar asnje pasoje ne kozmos. Ndersa kultura Maja ishte nje nga me komplekset ne bote dhe shquhej per diturine ne fushen e matematikes dhe astronomise. Por e gjitha kjo po krijon nje klime ankthi ne lidhje me vitin 2012 qe kujton pak a shume ate te vitit 2000. Kur sipas raporteve ne te gjithe boten u shpenzuan rreth 300 miliarde dollare per te nderhyre ne sistemet informatike dhe per te parandaluar katastrofen e madhe. Por, gjithsesi, ne jemi bije te nje apokalipsi.

Gjashtedhjetepese milione vjet me pare, toka u trondit nga nje kataklizem i vertete. Nje meteor teper i madh me nje diameter rreth 10 km, ndezi ne flake atmosferen dhe u perplas ne brigjet Yukatan (ne Meksike) duke shkaktuar nje krater te gjere me shume se 100 kilometra dhe nje re pluhuri qe do ta mbulonte te gjithe token per vite me radhe si nje perde e zeze.
Dhe perfundoi keshtu epoka e dinozaureve, reptilet e medhenj qe per miliona vjet kane qene "te zotet" e planetit. Ndersa ne ate epoke, gjitaret arrinin madhesine fizike te nje qeni. Por çuditerisht ata i mbijetuan katastrofes. Dhe madje perfituan nga ajo: duke mos qene me te kercenuar nga zvarraniket gjigante filluan te evoluonin derisa u bene ata dominuesit e vertete te planetit Toke.

Epoka e re e gurit Edhe ne ditet e sotme, siç ndodhi ne vitin 1999, disa e lidhin kete histori me Nostradamusin (Michel de Notre-Dame, 1503-1566). Por ne fakt, Nostradamusi e kishte parashikuar katastrofen edhe disa here te tjera ne shekujt e kaluar, por asnje informacion nuk lidhet me vitin 2012. Nje hipoteze me shkencore apokalipsi eshte teoria e Olduvait, e formuluar ne vitin 1989 nga inxhinieri Riçard Dukan, mbi bazen e te dhenave boterore mbi energjine dhe popullsine.

Hipoteza e merr emrin nga ultesira e Olduvait ne Tanzani, duke u konsideruar si nje metafore e kohes se gurit te ciles ka mundesi qe t‘i rikthehemi pas vitit 2012...por hipoteza te tilla tashme na kane bere teper skeptike, pasi te tilla katastrofa jane parashikuar qe nga viti 1979 deri ne 2008, por qe asnje prej tyre nuk rezultoi e vertete. Por ka pasur edhe raste tragjike si "Heaven‘s Gate": ne vitin 1997 39 persona u vetevrane me shpresen se do te arrinin ne nje "nivel superior" perpara se bota te shkaterrohej.

Nje bindje qe thellohet se tepermi mund te kete rrenje politike dhe sociale, mbi te gjitha nese percillet nga persona qe kane pozicione te fuqishme. Te influencohesh nga mendimi i nje apokalipsi do te thote ta leshosh veten ne nje rrjedhe mendimesh duke mos bere asgje per te parandaluar. Ose mund te klasifikohet edhe si nje sjellje qe ben reale nje profeci.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Noizyyy

Noizyyy


Numri i postimeve : 33
Join date : 20/09/2010

FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012 Empty
MesazhTitulli: Re: FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012   FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012 Icon_minitimeTue Sep 21, 2010 12:18 am

ketu tregohet nje video montazh se cfare do ndodh nese Nibiru godet Token

https://www.youtube.com/watch?v=nyPy-a7HrnE

Nibiru ketu tregohet ne permasa me te vogla.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Noizyyy

Noizyyy


Numri i postimeve : 33
Join date : 20/09/2010

FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012 Empty
MesazhTitulli: Re: FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012   FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012 Icon_minitimeTue Sep 21, 2010 12:18 am

Prej kohesh ne ambjentet e shkences eshte folur per ekzistencen e nje planeti te 12 ne sistemin tone diellor (duke perfshire diellin dhe henen, perndryshe do ishte planeti i 10). Shume te dhena, eksperimente dhe studime te bera konfirmojne mundesine e nje planeti deri me sot te pastudiuar qe eshte pjese e sistemit tone por me nje orbite shume te gjate, rreth 3600 vjet rreth diellit dhe kjo mund te jete arsyeja kryesore pse dihet kaq pak per kete planet. Ne janar te vitit 1981 disa revista shkencore ngulmonin ne kete fakt duke u nisur nga orbita e crregullt e Plutonit. Zyrtarisht ne vitin 1982, NASA pranoi mundesine e ekzistences se nje planeti te tille qe u quajt planeti X.
Per disa studiues kjo nuk ishte aspak dicka e re apo e papritur. Njeri prej tyre, Zecharia Sitchin, profersori i njohur cifut prej kohesh kishte deklaruar pranine e ketij planeti dhe ne hartimin e kesaj teorie ai i referohej teksteve te sumereve te lashte. Nje vit me pas, ne 1983 sateliti i ri qe studionte hapesiren me rreze infra, konfirmoi perfundimisht ekzistencen e planetit X dhe shkenctaret dolen me deklaraten qe planeti ekziston, eshte aty ndonese shume me larg se planeti me i larget i sistemit tone. Drejtuesit e IRAS (Infrared Astronomical Satellite) dolenk perpara shtypit me keto fjale:
Nje trup planetar i permasave te madha, sa Jupiteri (permasa perputhet teresisht me ate ne tekstet e lashta) pjese e ketij sistemi diellor, eshte zbuluar ne drejtimit te Orionit. Teleskopi orbital e zbuloi planetin ne drejtimin qe ju dha, sepse kishte kohe qe mendohej qe prania e trupit qiellor mund te ishte ne ate pjese te qiellit.
Planeti X ka nje mase 4 here me te madhe se ajo e tokes dhe me nje dendesi pothuajse 20 here me te madhe. Ne momentin qe Planeti X do te kaloje midis tokes dhe diellit, forca e tiji terheqese do te zevendesoje perkohesisht ate te diellit. Pra per nje kohe te shkurter Planeti X do jete forca kryesore magnetike terheqese ndaj tokes qe do sjelli si rezultat ndalimin e rrotullimit te tokes ne aksin e saj per 2-3 dite. SHkenctaret e NASA-s jane te shqetesuar nga ky fakt sepse nuk mund te dihen pasojat qe kjo gje mund te sjelli ne toke.
Historia na jep shume emra per planetin X. Sumeret e quanin ate planeti i 12 ose Nibiru, qe do te thote "planeti qe kalon". Ne Babilonine dhe Mesapotamine e Lashte ate e quanin Marduk qe do te thote Mbreti i Qiejve dhe Trupi i Madh Qiellor. Cifutet e quanin Globi me Krahe per shkak te orbites se tij te gjate ndersa greket e quanin Nemesis. Ndersa emri me me kuptim i eshte dhene nga profetet duke u quajtur Ylli Blu, Ylli i Kuq, Mesazheri Pervelues, Kometa e Gjykimit etj. Por sidoqofte ska rendesi emri me te cilin eshte quajtur. Behet fjale per te njejtin objekt dhe te njejtin efekt qe shkakton perpara dhe gjate kalimit afer tokes. Sumeret kishin edhe nje emer per orbiten e tij 3600 vjecare qe e quanin A Shar ndersa astronomet e lashte Hindu e quajten orbiten e tij Treta Yuga ndersa efektet shkaterruese Kali Yuga.
Hera e fundit qe Nibiru i eshte afruar tokes ka qene ne vitin 1628 para eres sone dhe llogarite tregojne qe shume shpejt ai do jete perseri i pranishem. Ne fakt filmimiet e teleskopit Hubble tregojne per afrimin e tij. Ne vitin 1995 planeti X ka filluar ti afrohet tokes madje ka filluar te ndihet efekti i tij magnetik i cili rritet dite pas dite. Graviteti i diellit e shtyn ate drejt tokes me shpejtesi me te madhe por sidoqofte ai nuk do perplaset me token. Por shtyrja dhe terheqja qe i ben dielli krijon nje prishje te balances se vete gravitetin te tij qe ndikon ne toke dhe kjo ka qene nje nder arsyet e fenomeneve natyrore te koheve te fundit. Madje eshte ndryshimi i akseve te tokes eshte rezultati direkt i afrimit dhe ndikimit te planetit X.
Ne nje shkrim me poshte do flas per studiuesin rus Zechariah Sitchin me origjine cifute, pershkrimin qe ka bere per Nibirun dhe peshtjellimin qe ka krijuar ne ambientet shkencore me zbulimet e tij si dhe referimet qe i ka bere ezksitences se planetit me ate to teksteve te lashta te sumereve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Noizyyy

Noizyyy


Numri i postimeve : 33
Join date : 20/09/2010

FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012 Empty
MesazhTitulli: Re: FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012   FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012 Icon_minitimeTue Sep 21, 2010 12:19 am

FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012 SolarSystem
21 Dhjetor 2012/Çfarë do të ndodhë?


A është e mundur të njohim të ardhmen tonë? Ka nga ata që thonë po. Ka nga ata që thonë se fati i çdo njeriu është shkruar tashmë dhe se ekzistojnë persona që janë në gjendje ta lexojnë. Por, a mund t'u besohet profetëve dhe profecive të tyre? Nga India, në Amerikën e Jugut, nga Nostradamusi deri tek Mayat, të gjithë duket se tregonë një datë të saktë për atë që shumëkush e quan dita e Fundit të Botës: 21 Dhjetori 2012. A është e mundur që kalendarë të ndryshëm dhe popuj të largët nga njëri-tjetri, flasin për të njëjtën datë prej mijëra vitesh tashmë? Çfarë do të ndodhë me saktësi? Sipas disave, është një sekret i shkruajtur në gur dhe i fshehur prej shekujsh.

Ka shumë mistere që janë të lidhur me numrin shtatë. 7 janë shenjat e apokalipsit, që kur të shfaqeshin të gjitha, sipas librave fetarë do të shkaktonin fundin e botës. Natyrisht, shpresojmë që kjo të mos ndodhë, Apokalipsi i Shën Xhovanit është një prej librave më të vështirë për t'u deshifruar dhe ai e ka origjinën në shekullin e parë pas Krishtit.

21 Dhjetori 2012 është një datë, e cila përkon me fundin e Kalendarit Maya. Kalendari Maya ka shumë karakteristika të ngjashme me tonat, ka javë dhe muaj që përsëriten, ka orë dhe ditë që përsëriten, por ndërkohë që kalendari ynë ka vitet që nuk përsëriten dhe, të cilët shkojnë drejt pafundësisë, vitet në kalendarin maja përfundojnë pikërisht në 21 dhjetor të vitit 2012. Por gjëja, që të habit më shumë është se edhe në popuj të tjerë, në qytetërime të tjerë dhe në besime të tjerë fetarë parashikohet pikërisht kjo datë si dita e fundit të botës. Megjithatë, është një zotëri që quhet Nostradamus, i cili thotë se "Kujdes! Aty nuk do të marrë fund bota, por do të ketë një zbulim të madh dhe bota do të pësojë një ndryshim të madh dhe që nga ai moment e tutje do të ketë 400 vite paqe. Atëherë, çfarë është profecia e famshme e 2012?

E premte 21 dhjetor. Viti 2012. Eshtë kjo data që profecitë e lashta e tregojnë si ditën e fundit të botës. Ka nga ata që parashikojnë apokalipsin apo Armagedonin. Por ka të tjerë që flasin për një epokë të madhe kozmike, një erë e re paqeje dhe harmonie. Në secilin prej këtyre rasteve, shenjat paralajmëruese duket se kanë nisur të manifestohen. Dhe gjithçka që njerëzit po përpiqen të interpretojnë është e shkruar tashmë që në kohët e lashta, në gurë dhe në kalendarë të fshehtë të një populli të lashtë amerikan: Majat. Po çfarë thonë ekspertët më të mëdhenj të profecive? Geoff Stray, autor i "2012: ekstazë apo katastrofë" thotë se, "populli i lashtë mezoamerikan i Majave kishte një kalendar jetëgjatësia e të cilit ishte 5125 vite. Fillonte në 3114 para Krishtit dhe përfundonte në 2012". Prej kohësh ishte ngritur pyetja, se cila ishte domethënia e tij, por shpjegimi është gejtur vetëm kohët e fundit falë një profecia Maja që ishte ruajtur në fshehtësi. Një zbulim në qytezën e vogël të Tortugeros, në një send antik që mban pikërisht datën 21 dhjetor 2012 dhe e tregon pikërisht si ditën e fundit të kalendarit. Tre kalendarë përmbajnë të dhëna që tregojnë pikërisht atë ditë. Carlos Barrios, një studiues i Majave dhe pjesëtar i grupit që merret me studimin e kalendarëve të lashtë thotë se ka hyrë në kontakt me botën e Majave përmes këshillit të të lashtëve. "janë pikërisht ata që më kanë mësuar gjithçka", thotë ai. "Më kanë bërë një Hihmajer", domethënë ai që numëron ditët. Bota e Majave nuk është zhdukur asnjëherë, ka patur gjithmonë një vazhdimësi. Ka ende këshilla të urtësh që ruajnë sekretet e lashtë. Falë 23 viteve të kaluar në brendësi të tyre mund të pohoj se, sot kam të qartë shumë gjëra dhe se jam futur në thellësi të shumë sekreteve. Për ne, ekziston një spirale me cikle që përsëriten në mënyrë precize. Pikërisht kështu jemi në gjendje të bëjmë profecira mbi të ardhmen. Dhe mund të them se, profecitë e Majave janë gjithmonë të sakta dhe kanë një gradë të jashtëzakonshme precizioni. Janë të shumtë shembujt. Duke filluar që nga viti 1992, ka patur një periudhë nëntë vjeçare që ka sjellë një seri ndryshimesh. Që nga viti 2001, ka patur ngjarje të cilat i kishim lajmëruar dy vjet më herët. Si për shembull sulmi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irak. Ne kemi bërë një studim dhe kemi qenë në gjendje të japim një datë të saktë. Edhe atentatin kundër kullave binjake e kishin paralajmëruar, pasi kishim dhënë një periudhë prej pesë ditësh, në të cilat do të kish mundur të ndodhte. Në fakt, sulmi ndodhi në ditën e pestë. Pra, ishte parashikuar, ishte studiuar. Ne kishim profetizuar gjithashtu se, që nga gushti i vitit 2001 e tutje do të kish patur ngjarje, të cilat në fakt janë verifikuar. Kishim parashikuar që do të ndodhnin katër gjëra: Një tërmet, vrasja e një diktatori, një përmbytje e madhe si dhe një sulm kundër sistemit, një sulm terrorist".

Eshtë e sigurtë se profecitë astronomike të Majave deri më sot kanë rezultuar jashtëzakonisht shumë të sakta, si përshembull eklipsi diellor i gushtit të vitit 1999. Ai ishte parashikuar pesë mijë vite më parë, me një gabim prej vetëm 33 sekondash. Por ka edhe më. Të njëjtat profeci mund t'i gjesh në tekstet e shenjtë të popujve të largët dhe të lashtë dhe në qytetërime, të cilët nuk kanë pasur asnjëherë kontakte të drejtpërdrejta me Majat. Si është e mundur atëherë që profeci të ndryshme të bashkërendojnë për ngjarje të ndryshme të historisë së njerëzimit?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Noizyyy

Noizyyy


Numri i postimeve : 33
Join date : 20/09/2010

FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012 Empty
MesazhTitulli: Re: FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012   FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012 Icon_minitimeTue Sep 21, 2010 12:19 am

Geoff Stray thotë se "prej vitesh, Torah përfshinte praktikisht gjithçka që ndodhte në botë. Megjithatë, kohët e fundit disa rabinë e kanë studiuar, duke vënë në përdorim një superkompjuter dhe mënyra dekodimi. Duke zbërthyer disa mesazhe të koduar, ata kanë arritur të gjejnë aty profeci për ngjarje botërore, që kanë ndodhur realisht, si përshembull atentati kundër Itzhak Rabin, kryeministri izraelit. Eshtë zbuluar se data, emri i vrasësit dhe vendi i vrasjes kanë qenë të gjithë të koduar në të njëjtin kod të Biblës. Këtu ka patur gjithashtu informacione edhe në lidhje me kometën që u përplas në Jupiter. Por, këtu ka edhe parashikime të tjerë në lidhje me kometa. Njëra, sipas librit thuhet se do të godasë tokën në vitin hebraik 5777, ekuivalenti i 2012".

Carlos Barros thotë se, "edhe profecitë e tibetianëve të lashtë koincidojnë në mënyrë ekzakte me ato të Majave. Flasin për një periudhë, në të cilën është i domosdoshëm ndryshimi. Por edhe kulturat e Amerikës Qendrore dhe ato të indianëve të Amerikës Veriore kishin profeci të ngjashme. Profecitë janë ekzaktësisht të njëjta. Ka shumë koincidenca edhe me kultura të tjera, si përshembull ajo Judeo Kristiane dhe me atë islamike, me atë hindu si dhe atë kamboxhiane. Kemi të njëjtin vizion. Të gjithë profecitë flasin për këtë cikël që po jetojmë dhe që ka nisur në 2001, e sipas të cilit do të hyjmë definitivisht në 2012. Pra, bëhet fjalë për kultura dhe për popuj që nuk janë takuar asnjëherë e që megjithatë kanë të njëjtat profeci. Pra, nuk mund të jetë një koincidencë".

Edhe fiset amerikano-latinë Opi në Jugperëndim të Shteteve të Bashkuara kanë profeci që kanë të bëjnë me fundin e botës tonë dhe hyrjen në një botë të re. Një detaj i këtyre profecive të tyre parashikon riardhjen në këtë botë të paraardhësve të tyre të lashtë, të cilët i kanë dhënë dikur jetë qytetërimit të tyre. Ka shumë teori dhe hipoteza në lidhje me atë se, cili është ylli ngjyrë blu Kachina, i cili sipas profecive të fiseve Hopi mendohet të jetë një trup qiellor që merr forma njerëzore, i cili në mënyrë ciklike ka hyrë në sistemin tonë diellor, është larguar dhe tashmë është duke u afruar. Ndoshta mund të bëhet fjalë për Kometën Hale-Bopp, e cila u shfaq në vitin 1997 e cila ka qenë këtu mes nesh 54 mijë vjet mëparë, gjithashtu 12 mijë vjet më parë në epokën e përmbytjes së madhe si dhe dy mijë vjet më parë në kohën e lajmërimit të ardhjes së Krishtit.

Tregues të ndryshëm të çojnë në të njëjtën datë. Por, çfarë do të ndodhte ekzaktësisht në këtë datë në këtë datë, nëse këto profeci do të rezultonin të vërteta? "Ka shumë tregues që mund të na bëjnë të mendojmë për një gjendje të re vetëdijeje", thotë Geoff Stray. "Do të ketë ndoshta një epokë të re të njerëzimit, e cila mund të jetë më optimiste me shumë gjëra të mira. Dhe 21 Dhjetori 2012 nuk do të jetë apokalipsi, apo shkatërrimi i botës".

Eshtë thjeshtë një datë, një datë precize në të cilën do të ndodhë një ndryshim, do të ndryshojë një cikël. Do të jetë një periudhë që do të karakterizohet nga shumë ndryshime në ekonomi, në shoqëri, në marrëdhënien me natyrën. Kështu, kjo botë e re do të ndryshonte mënyrën tonë të të menduarit, mënyrën tonë të të jetuarit, mënyrën tonë të krijimit të marrëdhënieve me njëri-tjetrin, që do të thotë se do të niste kështu një botë e re njerëzish të iluminuar.

Por ka edhe nga ata që besojnë se në 21 dhjetor 2012, diçka e pabesueshme do të ndodhë në planetin tonë. Gjeologu rus, Dimitrov, ka demonstruar se sistemi diellor është duke hyrë në një zonë të re energjitike plazme të magnetizuar, e cila do të ishte shkaktare për ndryshimet që do të ndodhnin në Tokë. Dimitrov thotë se, një gjë e tillë nuk do të kishte ndikim vetëm në klimën dhe në gjendjen magnetike të planetit tonë, por do të provokojë edhe një evolucion spontan masiv të njerëzimit, pasi këto ndryshime do të kenë efekte që do të nisin më pas të lëshojë substanca neurokimike me efekte halucinogjene. Një numër shumë i madh njerëzish do të kenë vizione dhe përvoja paranormale.

Përtej teorive më ekstreme duket në fakt sikur që nga lashtësia na kanë dashur të na përcojnë informacione që kanë udhëtuar nëpër shekuj. Gjuha e kësaj profecie duket të jetë ajo e metaforave, e simboleve, e rrëfimeve mitologjikë, kode numra dhe figura që përfaqësojnë simbole astronomikë. Çfarë mesazhi përmbajnë? A bëhet fjalë vërtetë për fundin e botës? Dhe përse kanë përdorur gjuhën e yjeve?

Për të treguar një datë, e gjëja parë që nevojitet është një mënyrë për të shenjuar kohën. Dhe e vetmja orë që mund të përcaktojë me saktësi kalimin e kohës pa marrë parasysh konvencionet humane buron nga vëzhgimi i kohës qiellore. Ekziston një fenomen astronomik, i cili quhet Përparësi e Ekuinokseve. Eshtë ky çelësi për të lexuar të kaluarën, dhe ndoshta edhe të ardhmen tonë.

Me sa duket, popujt antikë kanë patur dije astronomike shumë të përparuara dhe sipas disave, i kanë përdorur këto për të na transferuar ne informacione si në rastin e Precedentit të Ekuinokseve, që me sa duket kanë menduar se do të ishte i pashmangshëm zbulimi i tyre nga ana jonë. Për të kuptuar se çfarë është Precedenti i Ekuinokseve, duhet të bëjmë një hap prapa dhe të kuptojmë, se cilat janë lëvizjet që kryen toka gjatë rrotullimit të saj nëpër hapësirë. Çfarë ndodh? Dimë të gjithë që kemi një rruzull tokësor, që i vjen vërdallë Diellit dhe në të njëjtën kohë rrotullohet përreth boshtit të vet. Kjo lëvizje rrotulluese përcakton një precedent, domethënë një parathënie të ekuinoksit, krahasuar ky me pozicionin gjatë vitit pararendës. Pasoja e parë është se ndryshojnë pikat e referimit. Pra, nëse Toka rrotullohet përreth boshtit të saj, pra boshti polar, i cili është i drejtuar për nga ylli polar, ajo çfarë ndodh është se, duke ndryshuar boshti i rrotullimit i Tokës, ndryshojnë edhe pikat e referimit dhe kështu pas 12 mijë vitesh, ylli polar që është sot referimi i boshtit të Tokës nuk do të jetë më i njëjti. Në mënyrë shumë të ngadaltë, Dielli spostohet përgjatë të 12 konstelacioneve të Zodiakut. Atij i duhen afro 2160 vite për të përshkuar secilin konstelacion. Në fakt duket sikur yjet lëvizin me një gradë për çdo 72 vjet. Për të kryer të gjithë ciklin e 360 gradëve janë të domosdoshëm 25 mijë e 920 vite. Pra, Precedenti i Ekuinokseve është e vetmja mënyrë e matjes së kohës pa patur lidhje me konvencionet njerëzore.

Gjëja më e pabesueshme është se popuj dhe kultura që kanë qenë larg njëra-tjetrës si në hapësirë ashtu edhe në kohë kanë treguar në mënyrë të saktë fillimin e qytetërimit tonë në vitin 10450 para Krishtit, një periudhë kjo që me sa duket korrespondonte edhe me fundin e qytetërimit paraardhës, ndoshta atë të Atlantidës. Atëherë, le të bëjmë një kërcim pas në kohë dhe të shikojmë se çfarë parashikonin egjiptianët e lashtë, Majat, Nostradamusi, si dhe popullsitë që jetonin shumë kohë më parë në Kamboxhia.

Angkori është një vend në Kamboxhia, i mbushur me simbole astronomikë në dukje të pashpjegueshëm. Ai u ndërtua gjatë perandorisë së Kmerëve që sunduan në periudhën ndërmjet shekullit të 9 dhe të 15 pas Krishtit. Por, vendosja e 72 tempujve kryesorë të Angkorit riprodhon në mënyrë besnike yjet e konstelacionit të Dragoit ashtu si këta ishin në qiell jo gjatë periudhës së perandorisë së Kmerëve, por pikërisht si ishin në agimin e ekuinoksit në vitin 10450 para Krishtit, plot 12 mijë vite më parë. Si është e mundur? Në vitin 1984, inxhinieri belg Robert Duval, arriti në zbulimin se vendosja e tre piramidave të Gizës kundrejt Lumit Nil si dhe skema që krijohet prej diagonales që i bashkon ato është imazhi i pasqyruar i rrugës së qumështit si dhe tre yjeve të Brezit të Orionit. Sfinksi fiksonte me sy ekzaktësisht korresponduesin e tij qiellor, Konstelacionin e Luanit.

"10450 para Krishtit. Nëse llogarit dhe mban parasysh ditët dhe orët sipas yjeve të Orionit si dhe 12 hyjnive që i mbajnë, ja pra tek tregojnë ato dy pëllëmbë të shtrënguara", thuhet në Librin egjiptian të të Vdekurve. "Por e gjashta e tyre, qëndron në buzë të humnerës..."

Duke llogaritur gjashtë epoka pararendëse që nga 10450 para Krishtit në epokën e Luanit kemi Luanin, Gaforren, Binjakët, Demin, dashin dhe Peshqit.

"Me përmbushjen e të madhit numër Shtatë do të ndodhë në kohën e Lojërave të ekatombit jo shumë larg nga epoka e madhe e mijëvjeçarit, që të vdekurit do të ngrihen nga varret e tyre", paralajmëronte Nostradamus. Kështu që, mitologjia përmban tregues që kanë të bëjnë me fundin astronomik të periudhës së Peshqve dhe hyrjen në epokën e Akuariumit. Eshtë periudha që jemi duke jetuar tani. Megjithkëtë, nuk është e lehtë të përcaktosh se, në cilin moment ekzakt duhet të ndodhë kalimi nga njëri konstelacion në tjetrin. Sepse, gabimi qoftë edhe me një gradë të vetme korrespondon me plotë 72 vite.

Një datë shumë e saktë është ofruar nga njëri prej qytetërimeve më të zhvilluar të së kaluarës, Majat. Kalendari i tyre ishte në gjendje që të parashikonte fenomene astronomikë si eklipset, ciklet hënorë, cikli i Venerës dhe me një precizion të jashtëzakonshëm. Po cila është pika qendrore e gjithë kësaj profecie magjepsëse? Kemi parë se si popuj të ndryshëm kanë treguar vitin 10450 para Krishtit si kohën e fillimit të qytetërimit tonë. Por duhet të dimë se, kanë treguar edhe një fund të këtij qytetërimi. Një fund, i cili i bie të jetë pak a shumë në këtë epokë. Por ka një kalendar, pikërisht ai i Majave që duket se tregon një ditë të saktë: 21 Dhjetor 2012.

Vëmendja e madhe e demonstruar për raportet ndërmjet ngjarjeve hapësinore dhe atyre që ndodhnin në Tokë buron nga përdorimi i një kalendari: Numërimi i Gjatë. Ky i referohet një cikli ditësh të përllogaritura, duke filluar që nga Krijimi, apo më saktë që nga momenti kur, sipas Majave nisi epoka jonë: 13 gushti 3140 para Krishtit. Majat kishin llogaritur se epoka aktuale do të përfundonte pas 13 ciklesh me nga 140 mijë ditë: 12 Dhjetor 2012.

Për këtë gjë është diskutuar shumë kohët e fundit, sepse në vitin 2012 përfundon një cikël Maja. Përtej kësaj date nuk ka parashikime të tjerë dhe kjo ka bërë të mendohet se ndryshimi do të jetë jo vetëm për majat, por për të gjithë njerëzimin.

21 Dhjetor 2012. Çfarë tregon në të vërtetë kjo datë? Çfarë do t'i ndodhë njerëzimit? Udhëtimi që është kryer deri më sot nga njerëzimi ka nisur në vitin 10450 para krishtit, që i korrespndon epokës pararendëse të Luanit. Sipas treguesve të fshehur në mitologji, njerëzimi duhet të përballohet me një moment shumë të rëndësishëm që do të ndodhë në periudhën mes fundit të epokës së gjashtë dhe nisjes së epokës së shtatë pararendëse.

"Kur ëngjëlli hapi shenjën e shtatë, ai pa që ndodhi një tërmet i fuqishëm, dielli u bë i zi si një thes me qime kali, Hëna u bë e gjitha e ngjashme me gjakun, yjet e qiellit u shembën në tokë, ashtu sikurse kur një pemë fiku e shkundur nga stuhia lejon të bien fiqtë e papjekur. Qielli u tërhoq në rrotullim e sipër dhe të gjithë malet dhe ishujt u zhvendosën nga vendi i tyre", thuhet në apokalipsin e Shën Xhovanit.

Po si do të jetë toka pas 21 dhjetorit 2012? Disa studiues janë përpjekur që të imagjinojnë se si do të ndryshone Planeti ynë në vijim të tronditjeve dhe katastrofave të mëdha. Futurologu Gordon Michael Scallion, duke u bazuar në skenarë shumë kompleksë ka arritur madje të realizojë një hartë të re të mundshme të botës. Kontinentet nuk do të kishin më të njëjtat forma dhe konture si sot, ishuj të rinj do të dilnin prej oqeaneve, ndërkohë që zona të tëra do të zhdukeshin. Pothuajse e gjithë Evropa do të mbulohej nga uji. Në Itali përshembull do të mbeteshin vetëm disa zona Alpine dhe të Apenineve. Ndërsa, Sardenja dhe Korsika do të formonin një ishull të vetëm të madh të Mesdheut. Kontinenti afrikan do të mund të ndahej në tre pjesë, ndërkohë që do të duhej të dilte në sipërfaqe një zonë e madhe në Oqeanin Atlantik, Atlantida legjendare. Bregu perëndimor i Amerikës së Veriut do të fundosej tërësisht. Amerika e Jugut do të ndryshonte në mënyrë rrënjësore formën e vet. Në Azi, Kina, Japonia dhe juglindja aziatike do të zhdukeshin krejt. Brigjet e sotëm të Australisë do të përmbyteshin. Pra, një hartë e re dhe e pabesueshme e botës duket të marrë jetë nën sytë tanë, duke ndjekur teorinë e Scallion.

Por, gjithsesi ne nuk duhet të harrojmë se shpesh herë, kur teoritë bëhen kaq ekstreme, kjo do të thotë se e vërteta është ndoshta ende shumë larg. Në çdo rast, mbeten ende shumë pak vite deri në 2012, për të zbuluar sekretin e këtyre profecive të lashta, mjafton të presim. Me shpresën që të kenë të drejtë studiuesit e lashtë të Majave, që thonë se na pret një epokë e gjatë paqeje dhe qetësie. RD
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012 Empty
MesazhTitulli: Re: FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012   FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012 Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
FUNDi i BOTëS,NIBIRU 2012
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fundi i universit pas 3 miliarde vitesh
» Filmi - 2012

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM :: FENOMENE PARANORMALE-
Kërce tek: