wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM

wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM
 
ForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Te gjejme origjinen tone
Gripi i zakonshem, me i rrezikshem se AH1N1 Icon_minitimeMon Jan 30, 2012 4:55 pm nga mikele

» Gazeta Express
Gripi i zakonshem, me i rrezikshem se AH1N1 Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:38 pm nga otr

» Horoskopi
Gripi i zakonshem, me i rrezikshem se AH1N1 Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:37 pm nga otr

» BotaSot - E përditshme Informative Kosovare.
Gripi i zakonshem, me i rrezikshem se AH1N1 Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:37 pm nga otr

» Kosova Sot
Gripi i zakonshem, me i rrezikshem se AH1N1 Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:36 pm nga otr

» Top Channel TV
Gripi i zakonshem, me i rrezikshem se AH1N1 Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:36 pm nga otr

» LESNA
Gripi i zakonshem, me i rrezikshem se AH1N1 Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:35 pm nga otr

» Horoskopi Ditor
Gripi i zakonshem, me i rrezikshem se AH1N1 Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:34 pm nga otr

» InfoPress
Gripi i zakonshem, me i rrezikshem se AH1N1 Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:33 pm nga otr

Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
NjE iNfO tE shKuRt ! ! !
мιя ѕє νιηι ηє ωωω.∂σвяι∂σℓℓι-ƒσяυм.тк & ѕнqιρєтЧєνєя ƒσяυм / ∂ιcкα qє ѕмυη∂єηι тα кυρтσηι мυη∂єт тє кσηтαктσηι ρєямєѕ є-мαιℓ: ∂σвяι∂σℓℓι@нσтмαιℓ.cσм & вσѕѕι_ף2@нσтмαιℓ.cσм ∂нє ѕαℓι@∂ємιяι.cσм / ѕтαƒι ι ƒσяυмιт נυ υяση кαℓιм ѕα мë тë мιя . . . ! ! ! :∂ . . .
May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 103 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri xhezmi_hysenaj@yahoo.com

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 449 artikuj v 404 temat
Kush është në linjë
6 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 6 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 33 më Tue Dec 26, 2023 8:05 pm

 

 Gripi i zakonshem, me i rrezikshem se AH1N1

Shko poshtë 
AutoriMesazh
SaLiBosSi
Admin
SaLiBosSi


Numri i postimeve : 277
Join date : 07/02/2009
Age : 31

Gripi i zakonshem, me i rrezikshem se AH1N1 Empty
MesazhTitulli: Gripi i zakonshem, me i rrezikshem se AH1N1   Gripi i zakonshem, me i rrezikshem se AH1N1 Icon_minitimeWed Apr 14, 2010 3:21 pm

Gripi i zakonshem, me i rrezikshem se AH1N1

Numri i shqiptarëve të prekur nga gripi i derrit AH1N1 ka shkuar në 57. Dy ditë më parë janë konfirmuar edhe tri raste të tjera në laboratorin e virologjisë, pranë Institutit të Shëndetit Publik. Por më shumë se gripi i derrit, ai që po përhapet më me lehtësi dhe në mënyrë të shpejtë është gripi i zakonshëm. Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se situata po mbahet në kontroll, sidomos në shkolla. Pavarësisht se në tri institucione arsimore mungesat janë të konsiderueshme dhe numri i fëmijëve të prekur nga gripi i zakonshëm sa vjen e rritet, ende nuk është marrë asnjë vendim për mbylljen e shkollave të veçanta. “Nga të dhënat që kemi, gripi i zakonshëm shoqërohet me komplikacione më të rënda se H1N1″, u shpreh drejtori i politikave dhe planifikimit shëndetësor në ministri, Pëllumb Pipero. Sipas tij, ekzaminimi i mostrave po kryhet normalisht në laboratorin e virologjisë, inauguruar pak kohë më parë.

Analizat në shkolla

Mostrat e analizuara në një shkollë 9-vjeçare në kryeqytet kanë rezultuar të jenë virus stinor dhe vetëm një prej pacientëve të ekzaminuar konfirmohet me AH1N1. Sipas specialistëve, ky rast i vetëm nuk konsiderohet burim i rrezikshëm për përhapjen e virusit në shkollë, pasi nxënësi është trajtuar në shtëpi që nga çasti që është konfirmuar se është prekur nga gripi i derrit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në vijim të monitorimit të situatës epidemiologjike, nga mostrat e analizuara dje në ISHP, përfshi edhe ato të disa shkollave në Tiranë dhe rrethe të tjera, rezultojnë 11 raste me virusin A, ku përqindja më e madhe i takon virusit të influencës stinore.

Situata aktuale evidenton dy probleme kryesore, influenca stinore po fiton një terren epidemik që duhet t‘i paraprijmë me masat parandaluese të këshilluara vazhdimisht nga Instituti i Shëndetit Publik, përfshi edhe vaksinimin që është një proces me rëndësi të lartë. “Institucionet shëndetësore dhe ato arsimore nuk duhet të shkëpusin për asnjë moment vëmendjen ndaj virusit pandemik AH1N1, duke mbajtur në monitorim të vazhdueshëm qendrat e grumbullimit publik përfshi edhe shkollat”, sqaroi Pipero.

Gripi

Në vendin tonë, aktualisht qarkullon gripi i derrave AH1N1, gripi i zakonshëm, ndërkohë që nuk ka të dhëna nëse ka qarkullim të mundshëm të kombinacioneve të dy viruseve. Plot 11 mijë persona në gjithë vendin janë prekur nga gripi vetëm gjatë javës së shkuar. Specialistët thonë se jemi në një fazë kritike, pasi qarkullimi i virusit AH1N1 dhe i gripit sezonal ka shtuar numrin e personave të prekur nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes. Shumica e të prekurve nga AH1N1, por edhe nga gripi i zakonshëm kanë probleme kryesisht me infeksionet në rrugët e frymëmarrjes. Shenjat që paraqesin dy viruset janë të ngjashme dhe klasifikimi mund të bëhet vetëm në laborator.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://wWw.Dobridolli-Forum.9forum.info
 
Gripi i zakonshem, me i rrezikshem se AH1N1
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM :: MjEKSiA DHE SHËNDETi-
Kërce tek: