wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM

wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM
 
ForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Te gjejme origjinen tone
200 receta popullore per semundjet me te shpeshta. Icon_minitimeMon Jan 30, 2012 4:55 pm nga mikele

» Gazeta Express
200 receta popullore per semundjet me te shpeshta. Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:38 pm nga otr

» Horoskopi
200 receta popullore per semundjet me te shpeshta. Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:37 pm nga otr

» BotaSot - E përditshme Informative Kosovare.
200 receta popullore per semundjet me te shpeshta. Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:37 pm nga otr

» Kosova Sot
200 receta popullore per semundjet me te shpeshta. Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:36 pm nga otr

» Top Channel TV
200 receta popullore per semundjet me te shpeshta. Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:36 pm nga otr

» LESNA
200 receta popullore per semundjet me te shpeshta. Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:35 pm nga otr

» Horoskopi Ditor
200 receta popullore per semundjet me te shpeshta. Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:34 pm nga otr

» InfoPress
200 receta popullore per semundjet me te shpeshta. Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:33 pm nga otr

Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
NjE iNfO tE shKuRt ! ! !
мιя ѕє νιηι ηє ωωω.∂σвяι∂σℓℓι-ƒσяυм.тк & ѕнqιρєтЧєνєя ƒσяυм / ∂ιcкα qє ѕмυη∂єηι тα кυρтσηι мυη∂єт тє кσηтαктσηι ρєямєѕ є-мαιℓ: ∂σвяι∂σℓℓι@нσтмαιℓ.cσм & вσѕѕι_ף2@нσтмαιℓ.cσм ∂нє ѕαℓι@∂ємιяι.cσм / ѕтαƒι ι ƒσяυмιт נυ υяση кαℓιм ѕα мë тë мιя . . . ! ! ! :∂ . . .
May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 103 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri xhezmi_hysenaj@yahoo.com

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 449 artikuj v 404 temat
Kush është në linjë
6 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 6 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 33 më Tue Dec 26, 2023 8:05 pm

 

 200 receta popullore per semundjet me te shpeshta.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
SaLiBosSi
Admin
SaLiBosSi


Numri i postimeve : 277
Join date : 07/02/2009
Age : 31

200 receta popullore per semundjet me te shpeshta. Empty
MesazhTitulli: 200 receta popullore per semundjet me te shpeshta.   200 receta popullore per semundjet me te shpeshta. Icon_minitimeWed Apr 14, 2010 3:17 pm

200 receta popullore per semundjet me te shpeshta
Mustaqet e misrit ndihmojnë në kurimin e aritmisë së zemrës, çikorja dhe nërënxi kurojnë mëlçinë, bishtkali shëron veshkat.Këto dhe të tjera, 200 recetat popullore që shërojnë sëmundjet më të shpeshta në organizmin e njeriut, do ti lexoni sot në suplementin special për shëndetin.

Për dhimbjen e kokës
1- Përdoret 6 lugë gjelle të bimores së përbërë nga tre lugë gjelle rrodhëze (podigja e egër) dhe tre lugë gjelle bar blete, hidhet në një litër ujë, zihet 3-5 minuta; pastaj lihet në enën e mbuluar 20-30 minuta dhe kullohet. Pihet një godi tri herë në ditë.
2- Gjysmë luge kafeje me fara të bëra pluhur të sinapit të zi përzihet me një filxhan mjalti ose me një lugë gjelle sheqer me pak kafe. Përzierja pihet njëherësh. Ky mjekim vlen edhe për migrenë.
3- Një lugë kafeje me rrënjë të grimcuara të kungullit të egër hidhet në 300 ml ujë dhe zihet për 2-3 minuta. Ena lihet e mbuluar 1-2 orë, pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet. Pihet e gjithë sasia herë pas here gjatë ditës.
4- Merret 15-20 gram maja lulesh e gjethesh të copëtuara të grunamadhit, hidhet në gjysmë litri uthull ose raki të fortë. Shishja e mbyllur mirë lihet e mbuluar 10-15 ditë duke e tundur herë pas herë gjatë ditës. Pastaj lëngu kullohet dhe këtë lëng njomet një leckë ose peshqir dhe vihet në kokë.
5- Një kokërr qepë shtypet bashkë me një 1-2 lugë kafeje kripë. Përzierja hidhet në napë dhe vendose në ballë.
6- Përgatite kafe sade (pa sheqer). Në filxhanin me kafe të porsazbrazur hidhet 10-15 pika lëng limoni të freskët dhe pihet.
7- Merren tre kokrra qepë të thata, priten nga fundi në anën e rrënjëve 0.5-0.7 cm. Në këto kupa të qepës hidhen në fillim një lugë kafeje me kafe të bluar. Të sëmurin të shtrirë i vendosim në mes të ballit dhe një në të dy tëmthat (të majtin dhe të djathtin) dhe lidhen shtrëngueshëm me fasha.
8- Merren 5 thelpinj hudhre shtypen në havan së bashku me një lugë gjelle kripë pastaj mbulohen me gjysmë gote ujë të përzierja në pjesë të barabarta me uthull. Përzierja lihet e qetë 24 orë pastaj vendoset në ballë si llapa e shtrirë mbi napë. Hudhra mund të përdoret edhe e shtypur.
9- Lëngu i një limoni përzihet me një lugë kafeje kafe të bluar imët. Pasi hahet kjo sasi duhet të qëndroni të shtrirë për pak kohë.
10- Fërkohet koka me raki të fortë rrushi ose kumbulle 2-3 herë në ditë për 8 ditë rresht.
11- Disa gjedhe lakre vihen mbi stufë derisa të zbuten. Kjo masë e ngrohët mbështillet me beze ose napë dhe vihet në kokë. Përdoret 3 herë në ditë për aq kohë sa të largohet dhimbja.
12- Për fëmijët me dhimbje koke vendosen llapa në ballë nga një patate e freskët e grirë me krip. Në këtë rast këmbët duhet të jenë të ngrohta.
Për sklerozën
13- Fillimisht duhet marrë këshilla mbi rrëgjimin ditor në përgjithësi dhe atë ushqimor në veçanti. Dieta, që në fillimin e shenjave të sëmundjes do të jetë; ushqime të freskëta si perime, qumësht, vaj vegjetal, bukë gruri ose thekre, peshk, kos etj. Nuk duhet të përdoret alkooli, duhani, kafeja, sheqeri, kripë, çaj kinez, piper e barëra të tjerë pikante. Pihet një filxhan dy herë në ditë. Këmbët e duart në mëngjes e në darkë lahen me ujë të ftohtë dhe çdo ditë bëhet gjimnastikë në ajër të pastër.
14- Çdo mëngjes esëll merret një lugë kafeje qumësht blete (zhele ruajal). Në mëngjese dhe në darkë pihet një godi çaj i përgatitur si vijon; 5-8 gjethe shtogu të freskat ose të thata të grumbulluara kur bima është në lulëzim, hidhet në dy gota ujë dhe zihet 2-3 minuta pastaj lihet të ftohet, kullohet dhe pihet. Çaj i shtogut përgatitet e pihet çdo ditë për 3 javë reshtë. Pastaj pihet çaj kamomili i përgatitur si zakonisht nga 2 gota në ditë për tre javë resht.
15- Tre lugë gjelle të bimores së përbërë nga pjesë të barabarta të bimëve të mijëfletëshit bishtkali hidhen në një litër ujë dhe zihen për 2-3 minuta. Ena lihet e mbuluar në qetësi për 3 minuta, pastaj kullohet. Pihet para buke një godi tre herë në ditë. Kura kryhet me intervale; 8 ditë mjekimi; 8 ditë pushim, 8 ditë mjekim etje për 1-3 muaji rresht.
16- Tre lugë gjelle të bimores së përbërë nga 4 lugë gjelle mijëfletësh, mana toke mali, frutë e lule murrizi dhe 2 lugë gjelle fara majdanozi hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar për 20-30 minuta e pastaj kullohet. Pihet një filxhan tri herë në ditë.
17- Gjashtë lugë gjelle të bimores së përbërë nga 50 gram lule murrizi thelpinj të qëruar e të coptuar të hurdhës, bishtkali dhe gjethe e degë të reja veshtulle, hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 2 orë pastaj kullohet. Pihet para ngrënies 2 filxhanë 3 herë në ditë. Kura vazhdon deri në përmirësimin e gjendjes.
18- Një kilogram mjaltë përzihet në një kilogram thëngjill bliri në pranverë derisa të formohet masë e njëtrajtshme. Nga kjo masë merret një lugë gjelle rrafsh dhe përzihet me një filxhan çaj,i përgatitur me lule bliri, lule kamomili ose çaj mali. Kjo përzierje pihet tri herë në ditë. Kura vazhdon derisa të mbarohet masa mjaltë – thëngjill. Mund të përsëritet pas një pushimi 4-6 muajsh.
19- Gjashtë lugë gjelle të bimores së përbërë nga 50 gram lule murrizi thelpinj të qëruar e të coptuar të hurdhës , bishtkali dhe gjethe e degë të reja veshtulle, hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 2 orë pastaj kullohet. Pihet para ngrënies 2 filxhanë 3 herë në ditë. Kura vazhdon deri në përmirësimin e gjendjes.
Në sëmundjet e zemrës
20- Dy lugë e gjysmë gjelle bimores së përbërë nga dy lugë gjelle mustaqe mistri, gjethe mështenke, qepë deti e thatë e grimcuar dhe nj lugë kafeje gjethe të thara të luletogësit hidhen në një litër ujë dhe zihen për 2-3 minuta, Ena lihet e mbuluar 10-15 minuta pastaj kullohet dhe lëngu ëmbëlsohet me sheqer pihet nj filxhan dy herë në ditë.
21- Lëngu i tre limonëve hidhet në një shishe dhe shtohet një lugë kafeje kripe e shtypur imët. Tundet derisa të shkumëzojë dhe pihet një lugë gjelle çdo nj orë.
22- Në shishe një litroshe hidhte gjethe e tharë e grimcuar sefergjen deti sa të zërë 1/3 e volumit të shishes dhe mbushet me verë të bardhë. Shishja e mbyllur lihet 24 orë në një vend të freskët. Pihet para buke nga një filxhan 3 herë në ditë.
23- Tre lugë gjelle të bimores së përbërë nga 2 lugë gjelle bar blete, lëvrorë të thara të grimcuara portokalliavandë e kopër hidhen në një litër ujë dhe lihen të zbuten për 8-12 orë pastaj zihen për 3-4 minuta. Ena lihet e mbuluar për 10-15 minuta pastaj kullohet. Pihet një lugë gjelle para gjumit. Gjatë kësaj kure çdo mëngjes dhe mbrëmje këmbët e të sëmurit me atak të zemrës vihen në fillim për 10-15 minuta në ujë të ngrohte, ku është zier hime gruri pastaj vihen për 2-5 minuta në ujë të ftohtë.
24- Merren 4 lugë gjelle të bimores së përbëra nga 4 lugë gjelle sefergjen deti dhe bar blete, dhe 2 lugë gjelle trëndafili, mbulohen me një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 40-50 minuta pastaj kullohet. Pihet një filxhan 3 herë në ditë.
25- Në rast ataku të fortë pihet një godi ujë i sheqerosur i përzier më pak lëng limoni ndërkohë që gjoksi laget me ujë të ftohtë.
26- Gjashtë lugë gjelle të bimores së përbërë nga 25 gram nenexhik bar blete dhe nga 10 gram lule kamomili kopër mijëfletësh murriz dhe rrënjë dardhe të pastruara hidhet në litër ujë të porsavaluar dhe lihet mbyllur në qetësi një natë. Lëngu i kulluar pihet gjatë ditës në vend të ujit.
27- Merren 4-5 lugë gjelle kulumbrije hidhen në një litër raki rrushi e mirë. Shishja e mbyllur lihet në vend të ngrohtë në hije për 10 ditë. Lëngu i kulluar pihet një filxhan 3-4 herë në ditë.
28- Merren 3 lugë gjelle me fruta të thara e të grimcuara të trëndafilit të egër, hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 10-15 minuta pastaj kullohet. Lëngut të përfituar i shtohet lëngu i një limoni dhe ëmbëlsohet me sheqer dhe mjaltë. Pihet një filxhan 2-3 herë në ditë.

Në mjekimin e hipertensionit

29- Hudhra e qëruar. Ajo duhet të merret ditë e parë të mjekimit një thelb, të dytën 2 thelpinj e kështu duke shtuar nga një thelb derisa sa të plotësohen 4-5 kokrra hudhra, pastaj çdo ditë duhet marrë një thelb hudhre më pak. Me mbarimin e këtij mjekimi bëhet një javë pushim, pastaj vazhdon kura e dytë si më sipër.
30- Merren 600 gjethe ulliri, hidhen në 4 litra ujë zihen derisa të mbeten 2 litra lëng. Ena lihet e mbuluar derisa të vaket, pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet. Pihet një gotë në mëngjes esëll dhe një gotë para gjumit. Në raste të tensionit mjaftë të lartë pihen 3 gota në ditë. Kura vazhdon 25 ditë dhe mund të përsëritet pas një pushimi 1-2 javor.
31- Merren 0.5 kilogram gjedhet ulliri hidhen në tre litra ujë të sapovaluar. Ena lihet e mbuluar 1.5 orë dhe pastaj kullohet dhe lëngu ëmbëlsohet. Pihet një filxhan 4 herë në ditë.
32- Merren 60-70 gjethe ulliri hidhen në një litër ujë dhe zihen sa të mbesë rreth 600 mililitra. Ena lihet e mbuluar 5-6 minuta pastaj kullohet. Pihet një filxhan 2 herë në ditë esëll dhe para gjumit për 15-25 ditë rresht.
33- Për hipertensionin dhe rastet e damllasë (hemorragjisë celeblare) duhet të vendosen 10-15 shushunjëza në qafë. Ato qëndroni të ngulitura 20-30 minuta dhe shkëputen atëherë kur janë të fryra me gjak.
34- Merren lule murrizi të bëra pluhur dhe përzihen me pak sheqer, pihen gjysmë lugë kafe 2 herë në ditë.
35- Merren 5 lugë gjelle lule murrizi të copëtuar hidhen në 0.5 litër alkool 96 gradë. Shishja mbyllet dhe lihet 10 ditë në vend të ngrohta në hije duke e përzihet herë pas herë pastaj kullohet. Pihen 20 pika lëng të përzier me pak ujë 2 herë në ditë. Kur pacienti nuk ka gjumë pihet 40 pika para gjumit.
36- Merren 4 lugë gjelle të bimores së përbëra nga pjesa të barabarta veshtulle mijëfletëshi lule murrizi e lule kamomili hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 10-15 minuta, pastaj kullohet dhe i hidhet pak mjaltë. Pihet i ngrohtë para ngrënies një filxhan 3 herë në ditë ose disa gllënjka çdo 1-2 orë. Kura vazhdon 20 ditë në muaji për disa muaji rresht.
37- Dy kokrra të mëdha hudhre në një litër ujë dhe zihen për 10 minuta. Ena lihet e mbuluar sa të ftohet pastaj kullohet dhe lëngut i shtohet lëngu i 3-4 limonëve. Pihet një filxhan çdo mëngjes esëll.
38- Merren 10 lugë gjelle mistri hidhen në një litër ujë dhe lihet të zbutet për 2-3 orë, pihet nga një filxhan herë pas here deri në 6 ose 7 filxhan gjatë ditës.
39- Merren 5 lugë gjelle me gjetje dhe rrënjë majdanozi hidhen në një litër ujë dhe vlohen për 8-10 minuta pastaj kullohen. Pihet një filxhan 3 herë në ditë.
40- Merren 4-5 lugë murrizi hidhen në një litër ujë dhe lihen mbi stufë të ngrohen, por pa u vluar për 10-15 minuta, pastaj kullohet dhe i hidhet lëngu dhe i hidhet lëngu i gjysmë kokrre limoni. Pihet një filxhan në darkë para gjumit.
41- Një limon pasi i hiqen bërthamat dhe një kokërr e madhe qepe grihen në makinë mishi. Kësaj përzierje i shtohet sheqer sa pasha e limonit dhe e qepës. Kavanozi i mbyllur lihet që qetësi një nate. Hahet një luge kafeje çdo mëngjes esëll.
42- Një limon pasi i hiqen bërthamat, grihet dhe përzihet me 10 gram maja buke ose maja birre, lihet në gote për 1-2 orë dhe hahet e gjithë përzierja në mëngjes. Kura zgjat 1-2 vjet.
43- Për 2-3 ditë rresht hahet vetëm oriz pa kripe që zihet derisa behet si qull. Këto ditë nuk duhet të konsumohet asnjë ushqim tjetër.
44- Merren gjysme kilogramë limona, grihen në makinë mishi dhe përzihen me gjysmë kilogramë sheqer dhe lihen në kavanoz, duke e përzier 1 ose 2 herë në dite për 10 ditë në pasdite. Hahet esëll një luge gjelle çdo ditë.
45- Merren 100 grame bishtaja të thata, groshe e re ose 100 grame fije anësore të bishtajës së groshës së freskët hidhen në 1,5 litër ujë dhe zihen derisa të mbesë gjysma e volumit. Ena lihet e mbuluar derisa të ftohet, pastaj kullohet. Pihet një luge gjelle 8-10 here gjate ditës për 21 dite rresht. Pastaj mjekimi vazhdon me lëngun e përgatitur si më sipër, por me 60 gramë bishtaja groshe për 3 jave resht dhe mjekimi i tretë për 3 javë të tjera vazhdon me lëngun e përgatitur me 20 grame bishtaja groshe si më sipër, d.m.th sasia e bishtajës hidhet ne 1.5 litër ujë, zihen sa të mbesë 0,75 litër, kullohet dhe pihet njëlloj.
46- Pesë lugë gjelle gjethe thata të coptuara hidhen në një litër ujë të ftohte. Ena lihet mbuluar një natë duke e përzier 2-3 herë pastaj kullohet. Pihet gjysme gote në mëngjes dhe në darkë.
Në mjekimin e hipertensionit
47- Pesë lugë gjelle të bimores së përbëre nga 4 luge gjelle mana toke pulli, 5 luge gjelle bar blete dhe 2 luge gjelle gjethe manaferre e nenexhik, hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 10-15 minuta dhe pasi kullohet shtihet lëngu i një limoni. Pihet para ngrënies një filxhan tri herë në ditë.
48- Pesë lugë gjelle të bimores së përbëre nga 4 lugë gjelle bar ethesh, një lugë gjelle lule mëllage dhe 3 lugë gjelle nenexhik e lule shtërmeni hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar për 10-15 minuta dhe pasi kullohet i shtohet pak lëng limoni. Pihet para ngrënies një filxhan 4 herë në ditë.
49- Tre lugë gjelle me gjetje e lule thundërmishke hidhen në një litër ujë dhe zihen 2-3 minuta. Ena lihet e mbuluar 20-30 minuta pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet me mjaltë ose sheqer. Pihet një gotë e madhe ose 300 mililitra para drekës ose darkës.
50- 250 mililitra qumësht i zier përzihet me një veze të rrahur dhe me një luge gjelle mjaltë. Pihet i ngrohte çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje
51- Duhen 250 grame tërshëre e ciln zihet në një litër ujë derisa kokrrat të shkrihen. Kullohet duke e shtrydhur, pastaj i shtohet lëngu i një limoni. Pihet pa u ëmbëlsuar një filxhan tri herë në dite.
52. Gjatë anemisë çdo mëngjes esëll hahet 1 ose 2 mollë të përziera me dy lugë gjelle mjaltë një e kuqe veze e rrahur me disa pika konjak. Gjatë ditës hahet mëlçi e pjekur, mish qengji e keci, peshk, mish gjahu, mish rose, groshë, bizele, karota, speca, sallata bari, qumësht i plotë, djathë, me gjalpë, hirrë qumështi, shumë fruta, lëng frutash, çaj një gotë birrë dhe vere gjatë ngrënies.

Në sëmundjet e stomakut
53- Merren 3-4 lugë gjelle të bimores së përbëre nga një lugë kafeja bime pelini e thatë, 3 lugë gjelle mijëfletëshi i thatë, 2 lugë gjelle lule balsam dhe një lugë gjelle nenexhik, hidhen në një litër ujë dhe zihen 3 minuta. Ena lihet e mbuluar 10-15 minuta pastaj kullohet. Lëngut i shtohen 3-4 luge gjelle mjaltë dhe lëngu i 1-2 limonëve. Pihet zakonisht i vaket gjysme ore para ngrënies nga një filxhan 2-3 herë në ditë. Kura vazhdon 4-6 muaj.
54- 3-5 lugë gjelle të bimores së përbëre nga pjesë të barabarta lëkurash portokalli të thata të grimcuara, mijëfletësh dhe lule kamomili hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 15-20 minuta pastaj kullohet. Pihet para ngrënies dy filxhanë 3 herë në ditë.
55- Nga qepa e grire në makinë mishi grumbullohet 100 gram lëng, i cili përzihet me 200 mililitra raki rrushi. Pihen 15 pika të hedhura në një lugë me mjaltë 3 herë në ditë për 2 muaj rresht.
56- Përgatitet përzierja; një lugë gjelle bime pelini e thatë, 3 lugë gjelle gjethe nenexhiku, 6 luge gjelle mijëfletëshi dhe 3 lugë gjelle lule me bisqe të lulebasamt. Përzierja shtypet në havan dhe pluhuri sitet. Nga kjo bimore 5 lugë gjelle hidhen ne tenxhere me ujë të porsavaluar që lihet e mbuluar 15 minuta. Pastaj kullohet me napë dhe ëmbëlsohet me 4-5 lugë mjaltë dhe i hidhet lëngu i një limoni. Pihet para ngrënies një filxhan 3 herë në ditës.
57- Birnori i përbëre nga 2 lugë gjelle gjethe dafine të grimcuara dhe 4 lugë gjelle lëkura portokalli të thata e të grimcuara hidhet në një litër ujë dhe zihet 10 minuta. Ena lihet e mbuluar 15-20 minuta, pastaj kullohet dhe lëngut i hidhet 5-6 lugë mjaltë. Pihet pas ngrënies një filxhan tri herë në ditë. Ky mjekim është i vlefshëm në urth
58- Dy grushte tërshëre e grimcuar e përzier me 1 dy lugë gjelle mjaltë hidhet në 1,5 litër ujë dhe zihet 40 minuta. Ena lihet e mbuluar sa të vaket, pastaj kullohet. Pihet një filxhan disa herë në ditë.
59- Gjate muaji qershor merret përmbajtja e thelbit të arrave, që është akoma i bardhe si qumësht i 30 kokrrave arra, grimcohet dhe hidhet në shishe qelqi një litroshe që mbushet me raki rrushi ose kumbulle. Shishja lihet në diell 20-30 ditë pastaj kullohet. Pihet një lugë gjelle në dhimbjet e padurueshme të barkut me ngërçe.
60- Pesë lugë gjelle të bimores së përbëre nga pjesë të barabarta rrënje kallami, lule kamomili, lule bar ethesh dhe gjethe sefergjen deri hidhen ne 1 -1,5 litër ujë të porsa valuar. Ena lihet e mbuluar 15 minuta pastaj kullohet. Lëngut i shtohen 4-5 luge mjaltë dhe lëngu i një limoni. Pihet para ngrënies një filxhan 3 herë në ditë në dhimbje stomaku.
61- Duhen 3-4 lugë gjelle 16 bimores së grimcuar të barit të bletës të cilat hidhen në një litër ujë të porsa valuar dhe ena lihet e mbuluar 10-20 minuta duke e tundur herë pas here. Pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet. Pihen 2-3 gota në ditë.
62- Merren 3-4 luge gjelle nenexhik hidhet në një litër ujë të porsa valuar dhe ena lihet e mbuluar 5-10 minuta pastaj kullohet. Pihet një gote 5-6 herë në dite.
63- Një lugë çaji nenexhik i copëtuar vendoset
mbi një cope leukoplasti dhe ngjitet mbi kërthiza ku mbahet disa orë derisa të ikë dhimbja e barkut
64- Merren 10 gram spec djegës i thate e i grimcuar hidhet ne 100 mililitra alkool 60 grade. Ena lihet e mbyllur një javë duke e tundur herë pas here, pastaj kullohet. Pihet 20-30 pika 2-3 herë në ditë, në raste të (çrregullimit të brejtjes së ushqimit dhe anoreksi.
Në kolit
65- 10 gr propolis i grimcuar hidhet ne 50 ml alkool 96 gradë. Shishja e mbyllur lihet në vend të ngrohte ne hije një jave, duke e tundur herë pas here, pastaj kullohet. Pihet 10 pika 3 herë në dite pas ngrënies derisa të mbarohet lëngu.
66- 50 gr bar majasëlli i grimcuar hidhet në një litër ujë dhe zihet 1.5 ore, pastaj kullohet. Pihet një filxhan 3 herë në ditë
67- Një kilogram presh i njomë së bashku me bishta të lara pritet në copa dhe grihet në makinë mishi. Pasi përzihet mirë kullohet dhe lëngu ruhet në kavanoz qelqi në vend të freskët ose në frigorifer. Pihet një lugë gjelle në mëngjes esëll për 15-30 ditë rresht.
68- 5 luge çaji bar majasëlli hidhen në një litër ujë dhe lihet të zbutet 1 orë, pastaj zihet 2-3 min. Ena lihet në qetësi e mbuluar për rreth një orë, pastaj kullohet. Pihet një filxhan tre herë në ditë.
69- 3-4 lugë gjelle lulebasani hidhen në një litër ujë dhe zihet 4-5 min. Ena lihet e mbuluar sa të ftohet, pastaj kullohet. Pihet një filxhan para ngrënies 2-3 herë në dite.
Në kapsllëk
70-50 gr fiq të thate hidhen në 500 ml ujë në darkë dhe zihen 20 min. Ena lihet e mbuluar një natë. Gjithë përmbajtja hahet pa u kulluar.
71-2-3 thela bostani të pjekur, gati si qull, hahen në mëngjes esëll.
72-6 kokrra fiku të njoma ose të thata dhe 6 kokrra kumbulle të thata të grira hidhen në darkë në 1.5-2 gota ujë të ftohtë dhe lihen gjithë natën në një vend të ngrohte. E gjithë sasia hahet në mëngjes esëll.
73-100 gr kumbulla të thata, 50 gr fiq të thatë dhe 10 gr gjethe sene grimcohen në havan derisa formohet një mase e njëtrajtshme Hahet nga një luge kafeje e mbushur plot një në mëngjes e një n darkë.
74-Përzihet nga një gjysme lugë gjelle lule kamomili, gjethe nenexhiku dhe gjethe sene. Kjo përzierje hidhte në 600 ml ujë dhe zihet 4 min. Ena lihet e mbuluar në qetësi 15-20 min, pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet me sheqer ose përdoret ashtu siç është nga një filxhan në mëngjes esëll dhe një filxhan në darkë para ngrënies.
Në astmën
75- Gjethe tatulle dhe gjethe sherebeli në pjesë të barabarta grihen imët dhe pihen si cigare deri në 4-5 herë gjate ditës.
76- 2 lugë fara lajthate hidhen ne 1-1.5 gota ujë të porsavaluar dhe lihen të mbuluar një orë, pastaj kullohet. Pihet një filxhan 3-4 herë në ditë.
77- Gjethe tatulle të grumbulluara para lulëzimit të bimës, të thara në hije, grihen si duhan dhe pihen 3-4 cigare në ditë.
78- Thelpinj të një kokrre hudhre vihen në palën e napës dhe shtrydhen duke mbledhur lëngun e hudhrës në një filxhan. Hidhen deri ne 5 pika hudhre mbi sheqer në një lugë kafeje dhe hahen çdo mëngjes esëll.
79- Një dorë hisëll e thatë dhe nga 2 lugë gjelle lulebasani e nenexhik hidhen në një litër ujë dhe zihen 2-3 minuta. Ena lihet e mbuluar për 20 minuta dhe kullohet. Pihet një lugë gjelle tre herë në ditë.
80- 6 lugë gjelle të bimores së përbëre nga 50-60 gram lule mëllage, gjethe mijëfletëshi, gjethe thundërrnushke e lule blete hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 2 ore, pastaj kullohet. Pihet para ngrënies një filxhan tre herë në ditë.
81- 0.5 kilogram thelpinj hudhre të qëruara shtypen në havan dha hidhen në një ene porcelani. Në një ene tjetër përzihet 0.5 kilogram sheqer me lëngun e dy limonëve. Të dy përbërësit, pra hudhra e shtypur dhe sheqeri me lëngun e limonit, përzihen në enë porcelani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://wWw.Dobridolli-Forum.9forum.info
 
200 receta popullore per semundjet me te shpeshta.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM :: MjEKSiA DHE SHËNDETi-
Kërce tek: