SaLiBosSi Admin
Numri i postimeve : 277 Join date : 07/02/2009 Age : 31
| Titulli: Ferrari paraqet hibridin e vet të parë Sun Jan 10, 2010 12:02 am | |
| Media të caktuara italiane kanë raportuar se Ferrari në panairin e automjeteve të Gjenevës do të paraqes modelin e vet të parë hibrid. http://www.telegrafi.com/fo/tekno/f.1224151058995_m.jpgInformatat e fundit flasin se bëhet fjalë për një automjet i cili është i bazuar në modelin 599 GTB, derisa atë do ta karakterizojë sistemi i ashtuquajtur KERS (Kinetic Energy Recovery System) i cili është përdorur në Formula 1. Ky sistem përdorë bateritë litium-jon, e siç dëshmon fotografia e paraqitur, instalimi kryesor gjendet prapa. Gjykuar sipas asaj që shishet hibridi i Ferrarit nuk do të ketë opsion të plotë të motorizimit elektrik, derisa mund të pritet edhe deri në 35 për qind shpenzim më i ulët i karburantit në qytet, respektivisht 17 litra për 100 kilometra të kaluara. | |
|