Një kamerier i një lokali në Michigan, ka mbetur i shokuar kur në restorant kishte hyrë një person i therur me thikë në gjoks, i cili kishte kërkuar kafe.
52-vjeçari kishte refuzuar t’u jepte paratë një grupi të plaçkitësve, të cilët e kishin ndalur në rrugë, dhe si “shpërblim” për kokëfortësinë e tij, ata ia kishin ngulur thikën në gjoks.
Personi anonim e kishte thirrur ndihmën e shpejtë dhe kishte shkruar në restorantin e afërt për të porositur një kafe, natyrisht derisa të vinte ndihma.
“Ishte sikur në film. Të gjithë mysafirët ishin të frikësuar. Ai porositi kafen dhe shumë i qetë priste ardhjen e ndihmës së shpejtë”, ka thënë kamerieri i restorantit Warren.