wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM

wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM
 
ForumCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Te gjejme origjinen tone
Mon Jan 30, 2012 4:55 pm nga mikele

» Gazeta Express
Wed Dec 08, 2010 10:38 pm nga otr

» Horoskopi
Wed Dec 08, 2010 10:37 pm nga otr

» BotaSot - E përditshme Informative Kosovare.
Wed Dec 08, 2010 10:37 pm nga otr

» Kosova Sot
Wed Dec 08, 2010 10:36 pm nga otr

» Top Channel TV
Wed Dec 08, 2010 10:36 pm nga otr

» LESNA
Wed Dec 08, 2010 10:35 pm nga otr

» Horoskopi Ditor
Wed Dec 08, 2010 10:34 pm nga otr

» InfoPress
Wed Dec 08, 2010 10:33 pm nga otr

Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
NjE iNfO tE shKuRt ! ! !
мιя ѕє νιηι ηє ωωω.∂σвяι∂σℓℓι-ƒσяυм.тк & ѕнqιρєтЧєνєя ƒσяυм / ∂ιcкα qє ѕмυη∂єηι тα кυρтσηι мυη∂єт тє кσηтαктσηι ρєямєѕ є-мαιℓ: ∂σвяι∂σℓℓι@нσтмαιℓ.cσм & вσѕѕι_ף2@нσтмαιℓ.cσм ∂нє ѕαℓι@∂ємιяι.cσм / ѕтαƒι ι ƒσяυмιт נυ υяση кαℓιм ѕα мë тë мιя . . . ! ! ! :∂ . . .
November 2018
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 103 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri xhezmi_hysenaj@yahoo.com

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 449 artikuj v 404 temat
Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 22 më Sun Jan 26, 2014 2:56 pm

Share | 
 

 Shqiptaret ne Maqedoni

Shko poshtë 
AutoriMesazh
SaLiBosSi
Admin
avatar

Numri i postimeve : 277
Join date : 07/02/2009
Age : 25

MesazhTitulli: Shqiptaret ne Maqedoni   Mon May 03, 2010 9:09 pm

Sipas rezultateve zgjedhore te 17 December 2003 ( rezultate te cilat opozita shqiptare nuk i njohi)
Enti i Statistikave i Maqedonise njoftoi se Maqedonia ka 2.022.547 banore, prej te cileve 509.083 ose 25,17 perqind e tyre, jane shqiptare. Numri me i madh i banoreve eshte me perkatesi maqedonase 1.297.981 ose 64,18 perqind. Nga grupet tjera etnike me te vogla ne Maqedoni sipas rezultateve zyrtare ka edhe turq 77.959 banore ose 3,85 per qind, pastaj 53.879 persona jane rome qe korrespondojne me 2,66 % te numrit te pergjithshem pa harruar edhe 35.939 shtetas te Maqedonise ose 1,78 % te cilet jane deklaruar si serbe. Ndersa per boshnjaket, vllehet dhe te tjeret shifrat shkojne nen 1 per qind. Numri me i madh i banoreve te Maqedonise jeton ne Shkupin me 467.257 qytetare ose 23,1 perqind e popullsise se pergjithshme.

Nga keto te dhena zyrtare u pa se numri i shqiptareve ne Maqedoni eshte ngritur perafersisht per 3 per qind nga regjistrimi i vitit 1994, ndersa numri i maqedonasve eshte ulur per 3 per qind. Maqedonia ne regjistrimet paraardhese rezultonte me 1.935.034 banore prej te cileve 67 per qind kane qene maqedonas ndersa 22,4 per qind, shqiptare. Ne baze te ketyre rezultateve, kryeqyteti Shkupi eshte qyteti me me shume banore si total edhe eshte qyteti apo vendbanimi urban me i madh me shqiptare ne kete shtet.

Ne Shkup zyrtarisht jetojne 71,483 banore shqiptare. Pas tij vjen Tetova me 45,316 shqiptare dhe komuna e Gostivarit me 29,236 banore shqiptare. Keto tri qytete, fshtarat perreth i kane me shumice dermuese shqiptare, por me ndarjen e fundit territoriale ato u jane shkeputur komunave urbane dhe jane krijuar disa komuna te reja rurale. Shtim me i madh i popullsise, eshte verejtur vetem te shqiptaret. Shqiptaret jane shtuar ne menyre natyrore me 67 679 banore qe nga regjistrimi i fundit i viti 1994. Ndersa maqedonasit per te njejten periudhe kohe jane rritur vetem me 2007 persona, ndonese perbejne rreth 64 perqind te popullsise se pergjithshme. Ky regjistrim i popullsise ka dhene te dhena te detajuara dhe per ate se shqiptaret jetojne ne menyre kompakte kryesisht ne viset veri? perendimore te Maqedonise ku mosha mesatare e popullsise ne keto rajone eshte me e re se ne pjeset e tjera te vendit ku shumica jane maqedonas. Gjithashtu regjistrimi ka provuar edhe nje here se Maqedonia vazhdon te kete me shume gra sesa burra.

Qytete tjera pa fshatrat perreth ku shqiptaret perbejne me shume se 20 per qind te popullsise se pergjithshme jane Dibra me 63 per qind, Struga me 41 per qind, Kercova 30 per qind dhe Krusheva me 21 per qind. Ndersa ne disa qytete tjera historike shqiptare si Manastiri, Prilepi, Ohri dhe Velesi, per shkak te debimeve te medha te shqiptareve ne te kaluaren, numri i tyre eshte zvogeluar shume madje rezulton te kete rene deri nen 5 perqind.

Opozita shqiptare nuk i njeh rezultatet

Te paret qe kane reaguar pas shpalljes se rezultateve jane Grupi i eksperteve nderkombetare i cili ka bere vezhgimin e zbatimit dhe perpunimit e te dhenave te Regjistrimit. Perfaqesuesit e ketij grupi thone se te dhenat jane shpallur shpejt, duke marre parasysh faktin se behet fjale per nje operacion kaq voluminoz. Edhe perfaqesuesit e ambasadave dhe institucioneve tjera evropiane ne Shkup duke perfshire edhe ambasadorin e SHBA?ve Lawrence Butler thane se bashkesia nderkombetare i mbeshtet rezultatet e shpallura. Nje proces ky mjaft i ngarkuar emocionalisht por edhe politikisht duke pasur parasysh luften e ashper qe dy komunitetet e medha etnike qe perbejne kete shtet zhvillojne per supremaci.

Shqiptaret ne Maqedoni qe nga perfundimi i Luftes se Dyte Boterore kane shprehur publikisht dyshimet ne rezultatet e regjistrimeve te popullsise qe jane zhvilluar ne cdo 10 vjet. Partite kryesore te shqiptareve edhe zyrtarisht nuk i kane njohur rezultatet e e regjistrimit te popullsise qe jane zhvilluar ne vitin 1991. Ne nje kohe qe partia kryesore shqiptare ne qeveri, Bashkimi Demokratik per Integrim e Ali Ahmeti ka bere te ditur njohjen e rezultateve te fundit te ketij regjistrimi, partite e tjera opozitare shqiptare duke perfshire edhe ate me kryesore, PDSH?ne e Arben Xhaferit, thane se keto rezultate nuk jane te sakta dhe se manipulimet kane mbizoteruar perseri, sepse ne Maqedoni shqiptaret jane me te shumte se 25 perqind. Madje Ali Ahmeti para disa muajve ka nenshkruar nje deklarate publike me partnerin tjetar te koalicionit qeveritar, kryeministrin Branko Cervenkovski, se rezultatatet e regjistrimit te popullsise do te njihen reciprokisht.

Kjo marreveshje e cila eshte bere publike vetem pak kohe para shpalljes se rezultateve, ka shkaktuar dyshime tek partite e tjera shqiptare qe jane ne opozite. Ato frigoheshin se rezultatet e regjistrimit nuk do te beheshin ne baze te perllogaritjeve te numrave ne qytetet dhe fshatrat e Maqedonise por ne baze te pazarit politik mes Cervenkovskit dhe Ahmetit. Edhe pse kishte mjaft dilema nese ne fazen perfundimtare te kodimit te te dhenave do te beheshin apo jo keqllogaritje dhe falsifikime, zevendesdrejtori shqiptar i Entit te Statistikes, i emeruar nga partia e Ahmetit, Milaim Ademi, ka thene per gazetaret se kete proces delikat ua kane besuar nderkombetareve, te cilet edhe publikisht u zotuan se nuk kane verejtur ndonje parregullsi te vecante e cila do te kishte ndikuar dukshem ne numrin e pergjithshem te popullsise. Duke pasur parasysh perfshirjen me me perkushtim te grupit te larte te eksperteve nderkombetare, mund te them se u evitiuan te gjitha devijimet e mundshme, tha Ademi. Une kam besim se rezultatet e shpallura sot, duhet te pasqyrojne realitetin e shqiptareve ne Maqedoni, shtoi ai duke theksuar se besimin e vet, e mbeshteste ne eksperiencen e faktorit nderkombetar.

Opozita shqiptare verejtjen kryesore e ka ne ate se ne perpunimin perfundimtare te materialeve te regjistrimit nuk ka pasur asnje shqiptar te pranishem. BDI?ja e Ahmetit mbrohet me ate se u beson nderkombetareve qe kane vezhguar regjistrimin.

Duke pasur parasysh perfaqesimin simbolik te shqiptareve ne Entin Shteteror te Statistikes si dhe prirjen eksplozive te shtimit natyror vjetor te popullsise shqiptare, opozita shqiptare ka permendur keto si si disa nga argumentet ku e bazonte dyshimin e saj per vertetesine e rezultateve te regjistrimit. Partia Demokratike Shqiptare, partia kryesore opozitare e shqiptareve ne Maqedoni, ka pasur vetem nje reagim te shkurter permes nenkryetarit te saj Sulejman Rushiti i cili beri te ditur se ky subjekt dyshon nese keto rezultate jane te verteta. Rezultatet jane te papranuesheme edhe per Partine Demokratike Kombetare, nje parti me vogel e shqiptareve ne Maqedoni. Ne reagimin e saj publik, ajo i ka hedhur poshte rezultatet e Regjistrimit 2002, duke i quajtur ato si te falsifikuara. Kjo parti rezultatet e shpallura i konsideron si joreale dhe joobjektive dhe thote se ato jane nje kompromis politik i partnereve te koalicionit. Nga kjo parti bejne te ditur se sipas analizave te tyre, ne Maqedoni jetojne prej 33 deri ne 37 per qind shqiptare. Edhe partite tjera shqiptare opozitare mendojne se numri i shqiptareve eshte mbi 33 per qind madje ato si argument permendin edhe shifren zyrtare te Ministrise se Arsimit ku nxenes shqiptare ne arsimin

fillor ka rreth 35 per qind si dhe listat elektorale te shqiptareve ne Maqedoni. Nuk kane heshtur as partite opozitare maqedonase te cilat edhe ato dyshojne ne rezultatet e publikuara. VMRO e ish- kryeministrit Georgievski, ka kerkuar formimin e nje komisioni te posatshem per hetim te procesit te regjistrimit. Kjo parti pretendon se numri i maqedonasve eshte me i madh ndersa i shqiptareve me i vogel.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://wWw.Dobridolli-Forum.forumotion.com
 
Shqiptaret ne Maqedoni
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM :: Arti Shqiptar :: HiSTORIA SHQiPTARE-
Kërce tek: