wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM

wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM
 
ForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Te gjejme origjinen tone
KHG KOSOVA HACKER GROUP Histori e shkurtër Icon_minitimeMon Jan 30, 2012 4:55 pm nga mikele

» Gazeta Express
KHG KOSOVA HACKER GROUP Histori e shkurtër Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:38 pm nga otr

» Horoskopi
KHG KOSOVA HACKER GROUP Histori e shkurtër Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:37 pm nga otr

» BotaSot - E përditshme Informative Kosovare.
KHG KOSOVA HACKER GROUP Histori e shkurtër Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:37 pm nga otr

» Kosova Sot
KHG KOSOVA HACKER GROUP Histori e shkurtër Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:36 pm nga otr

» Top Channel TV
KHG KOSOVA HACKER GROUP Histori e shkurtër Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:36 pm nga otr

» LESNA
KHG KOSOVA HACKER GROUP Histori e shkurtër Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:35 pm nga otr

» Horoskopi Ditor
KHG KOSOVA HACKER GROUP Histori e shkurtër Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:34 pm nga otr

» InfoPress
KHG KOSOVA HACKER GROUP Histori e shkurtër Icon_minitimeWed Dec 08, 2010 10:33 pm nga otr

Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
NjE iNfO tE shKuRt ! ! !
мιя ѕє νιηι ηє ωωω.∂σвяι∂σℓℓι-ƒσяυм.тк & ѕнqιρєтЧєνєя ƒσяυм / ∂ιcкα qє ѕмυη∂єηι тα кυρтσηι мυη∂єт тє кσηтαктσηι ρєямєѕ є-мαιℓ: ∂σвяι∂σℓℓι@нσтмαιℓ.cσм & вσѕѕι_ף2@нσтмαιℓ.cσм ∂нє ѕαℓι@∂ємιяι.cσм / ѕтαƒι ι ƒσяυмιт נυ υяση кαℓιм ѕα мë тë мιя . . . ! ! ! :∂ . . .
March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 103 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri xhezmi_hysenaj@yahoo.com

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 449 artikuj v 404 temat
Kush është në linjë
8 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 8 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 33 më Tue Dec 26, 2023 8:05 pm

 

 KHG KOSOVA HACKER GROUP Histori e shkurtër

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Cr4ck3R

Cr4ck3R


Numri i postimeve : 21
Join date : 12/04/2010

KHG KOSOVA HACKER GROUP Histori e shkurtër Empty
MesazhTitulli: KHG KOSOVA HACKER GROUP Histori e shkurtër   KHG KOSOVA HACKER GROUP Histori e shkurtër Icon_minitimeMon Apr 12, 2010 6:29 pm

Në një mbrëmje të zakont në datën 30.05.2008 morrëm një iniciativë për të forumuar një grup i cili do të kishte sukses që të ju kunderpergjigjet "HAKEREVE SERB". Këtë iniciativë e mori për herë të parë një anëtar i grupit tonë KHG i cili bashkë me H!tm@N, treguan interes për të formuar një grup që ti sulmonim faqet serbe, pas një bisede te shkurtër mes ketyre anëtarëve kishin vendosur që për këtë grup të drejtoheshin ftesat edhe ndaj boom3rang, redc00de dhe cHs.
Pasi që të gjith pranuam që të jemi pjesë e këtij grupi vendosen që të gjithë sulmet që do kryhen të jenë në emër të "Kosova Hackers Group" = KHG-CREW =.
Qëllimi i formimit të grupit ishte që të sulmonim faqet serbe dhe njëkohësisht për qëllim kishim që faqet shqipëtare të cilat nuk ishin të siguruara ti paralajmronim webmasterat e tyre shqipëtar që ti mbyllnin vrimat.
Pas shpalljes së pavarsisë së Kosoves më 17 shkurt 2008 datojnë dhe sulmet e para të Hakerëve Sllavë më seriozë. Hakerët Serbë ishin të ndihmuar edhe nga Hakera tjerë nga shtetet e ish. Jugosllavisë(Kroaci, Bosnje, Maqedoni etj.), pra sulmet e këtyre të fundit filluan respektivishtë pas shpalljes së Pavarsisë së Kosovës.
Pasi që u krijua ky grup filloi dhe loja e vërtetë mes atyre SHQIPTAR DHE SLLAV.
Vetëm një ditë pasi u krijua ky grup me datën 31.05.2008 ju dërguam nje mesazh serioz ne adress të shkijeve duke marrë nën kontrollë faqen e "MINISTRIS SE FINANSAVE TE SERBIS" për plot 6 orë të tëra, duke ju shfaqë në ballinë një index KUQ e ZI dhe një shkrim "Kosova është Shtet dhe ju bëmë të ditur që loja e vërtetë sapo ka filluar.
Vetëm sa kishte filluar kjo luftë mes nesh, hakerët sllavë sulmuan faqen e "POSTES SE SHQIPRIS" duke shfaqur msg si "KOSOVA ESHTE SERBI" dhe mesazhe të tilla nacionaliste. Menjëherë pas këtij sulmi arriti dhe kundërpërgjigja nga grupi jonë duke sulmuarë diku 5-6 faqe të instutucionëve të Serbisë të gjitha me domain(gov.sr.yu). Ky ishte sulmi i dytë ende më serioz dhe ju bëmë me dije se kemi mundësi për të ngritur këtë luftë në një nivel shum më të lartë, dhe në një kahje te kundërt. Pas këtyre sulmeve normalisht se sllavët filluan te sulmonin faqet shqiptare por në këtë rast sulmonin faqet të cilat vetëm se më parë i kishin hakuar, faqe totalisht të pasiguruara.
Kjo pamundësi që egzistonte tek serbët ndodhte sepse ne si grup paraprakishtë arritem që një sasi të madhe të faqeve ti paralajmronim për lëshimet e tyre që kishin, që sllavët mos të kenë mundësi ti sulmonin. Ndonjëherë do ishim të detyruar që edhe ne të vendosnim tek ndonjë faqe ndonje txt sepse nuk kishim mundësi ti kontaktonim përmes email adresave sepse si duket kishin harruar të vendosin në faqe të tyre.
Diku në mbarrim të Korrikut dhe në fillim të muajit Gusht të vitit 2008 ishte edhe goditja më e madhe që do i bënim serbëve, ku diku përmbi 400 faqe do të arrijmë të marrim nënë kontroll për po thuajse 3-4 ditë, ku mesazhet do ju paraqisnim diku më 8 Gusht 2008.
Deri sa ne sulmonim servera të ndryshëm serbë dhe merrnim nën kontroll me qidra faqe serbe, hakerët serbë ishin futur në një hall të madhë, të cilët pothuajse ende nuk kishin arritur të sulmonin më shum se 30 faqe. Sic e cekëm edhe më parë ky ishte një ndër sulmet më të mëdha që ju bëm serbëve, diku permbi 400 faqe ishin nën kontrollë të grupit tonë ku rreth 270 faqe prej tyre përmbanin domain adresat .yu dhe .rs !
Serverat serbë tashmë nuk ishin aspak te sigurt, mediat serbe filluan me të madhe të lajmronin për sulmet që ju benim. Kjo godasje e madhe ishte dhe arsyeja për të cilën disa anëtar të këtij grupi të hakerëve sllavë të dorëzohen, dhe pranuan humbjen, pas kësaj arritem një kompromisë që të dyja palët të ndalonim sulmet.
Premtimet që dhanë serbët që të ndalonim sulmet si duket nuk kishin rëndësi për to, prap ishin po këto sllavët që filluan përsëri luftën duke sulmuar diku rreth 30 faqe shqipëtare dhe diku 2-3 faqe të institucioneve të Shqipëris. Ky veprim i tyre dhe fjala e dhënë që nuk kishte aspak vlerë për ta, neve na revoltoi tej mase, dhe vendosëm që këtë herë të sulmonim vetëm faqet e institucionëve të Serbisë dhe jo ato faqet e firmave dhe ato private.
Me një aksioni të ndermarë diku më 11.09.08 rreth ores 00:30 sulmuam faqen e "PARLAMENTIT TE SERBISE" faqen e USHTRIS, MBROJTJES, MINISTRIS SE SPORTIT, EKONOMIS dhe disa faqe tjera të QEVERIS, për këto sulme kishin lajmruar dhe shkruar shumë mediume serbe, po ashtu kishin shkruar edhe mediumet botërore si Reuters, faqja e Yahoo-së etj.
Pas këtyre sulmeve të mëdha do bëjmë edhe një ofanzivë tjetër ku do të arrijmë të bëjmë deface faqen e Presidentit të Serbis - Boris Tadic, faqen e Aerodromit të Serbis - Nikola Tesla dhe disa nga portale më të njohura në Serbi.
Arritem që diku 65% të faqeve të qeverisë të mernim nën kontrollë që është një arritje e madhe për gjith shqiptarët. Pas shumë paralajmërimëve që policia Serbe kishite ngritur hetime për zbardhjen e këtyre rasteve ne vendosëm që për një kohë të pushonim dhe të mos merrnim më këto veprime.
Ky pushim si duket do të zgjatë diku deri në fillim të vitit 2009 ku përsëri një grup tjetër serbë do të sulmonë faqen e Minierave dhe të Energjisë të Kosovës. Për këtë rastë vendosëm që vetëm faqet e njejta të Serbisë ti sulmonim, dmth sulmuan faqen e Energjis dhe Minierave të Serbisë një ditë pasi që serbët kryen sulmin. Duhet cekur se Serbët kishin arritur me exploit te gatshëm për Joomla të marrin nën kontrollë këto faqe, që ishte turpë për institucionet e Kosovës. Pasi që vërtetuam se në cfarë mënyre kishin arritur të marrin akses në keto faqe, bëme dhe ne një ndërhyrje të pa autorizuarë dhe morrëm nen kontrollë gjithë serverin e qeverisë së Kosoves, i mbyllëm disa vrima dhe më nuk prekëm ndonjë gjë.
Në 1 vjetorin e pavarsisë së Kosovës, hakerët serbë kishin paralajmruar sulme, por këtë herë, para se ato të ndërmernin këto sulme, ne si grup morrem aksion dhe arritëm të marrim në dorë shum servera shqipëtar duke u nisur nga serveri i Kujtesës në të cilin ishin të hostuara disa faqe të rëndësishme të Kosovës, si faqja e Kryeministrit të Kosovës, faqet e disa Ministrive, etj, serverat e Ipko-së etj..., e gjith këtë e bëm që ti mbronim faqet shqiptare nga sulmet e Sllavëve. Për të gjitha këto cka i kemi cekur kemi edhe dëshmi të pamohuara.
Grupi jonë i cili numronte 5 anëtarë(boom3rang-H!tm@N-KHG-chs-redc00de) deri në këto caste, sa shkruhet ky shkrim, kemi nën kontrollë diku 1000 faqe të sllavëve, por si duket të gjitha këto faqe paskan patur fat.
Me datën 18.Mars.2009 humbem një anëtarë të grupit, "redc00de" prandaj kemi vendosur që të heqim dorë nga këto aktivitete që deri më tani i kemi ndërmarë të gjithë së bashku, sepse mendojmë se tani më ky grup nuk është i kompletuar dhe që nuk do kemi mikun tonë të dashur të na ndihmon, dhe poashtu të na jep përkrahje.
R.I.P redc00de ti gjithmon do të mbetesh në zemrat tona, ishe një engjull që kurrë nuk do të harrojmë, nuk do harrojmë edhe për ndihmën që na ofrove, nuk do të harrojmë edhe kontributin e madhë që ofrove për të mbrojtur shqiptarët dhe sulmuar armikun tonë deri në vdekje. Ndoshta fizikisht nuk do të kemi pranë por veprat e tua gjithmon do të bëjnë që ti të jetoshë afër zemrave tona.
Dhashtë Zoti të takohemi në Parajsë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KHG KOSOVA HACKER GROUP Histori e shkurtër
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova hackers group [ KHG ] 2010
» Kosova Sot

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM :: . : : I HaCkinG I : : .-
Kërce tek: