wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM

wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM
 
ForumCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Te gjejme origjinen tone
Mon Jan 30, 2012 4:55 pm nga mikele

» Gazeta Express
Wed Dec 08, 2010 10:38 pm nga otr

» Horoskopi
Wed Dec 08, 2010 10:37 pm nga otr

» BotaSot - E përditshme Informative Kosovare.
Wed Dec 08, 2010 10:37 pm nga otr

» Kosova Sot
Wed Dec 08, 2010 10:36 pm nga otr

» Top Channel TV
Wed Dec 08, 2010 10:36 pm nga otr

» LESNA
Wed Dec 08, 2010 10:35 pm nga otr

» Horoskopi Ditor
Wed Dec 08, 2010 10:34 pm nga otr

» InfoPress
Wed Dec 08, 2010 10:33 pm nga otr

Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
NjE iNfO tE shKuRt ! ! !
мιя ѕє νιηι ηє ωωω.∂σвяι∂σℓℓι-ƒσяυм.тк & ѕнqιρєтЧєνєя ƒσяυм / ∂ιcкα qє ѕмυη∂єηι тα кυρтσηι мυη∂єт тє кσηтαктσηι ρєямєѕ є-мαιℓ: ∂σвяι∂σℓℓι@нσтмαιℓ.cσм & вσѕѕι_ף2@нσтмαιℓ.cσм ∂нє ѕαℓι@∂ємιяι.cσм / ѕтαƒι ι ƒσяυмιт נυ υяση кαℓιм ѕα мë тë мιя . . . ! ! ! :∂ . . .
December 2018
MonTueWedThuFriSatSun
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31      
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 103 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri xhezmi_hysenaj@yahoo.com

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 449 artikuj v 404 temat
Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 22 më Sun Jan 26, 2014 2:56 pm

Share | 
 

 Temperaturat polare, rreziku qe sjellin per shendetin.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
SaLiBosSi
Admin
avatar

Numri i postimeve : 277
Join date : 07/02/2009
Age : 25

MesazhTitulli: Temperaturat polare, rreziku qe sjellin per shendetin.   Sun Jan 10, 2010 4:12 am

Temperaturat polare, rreziku qe sjellin per shendetin

Përkeqësimi i kushteve të motit, kthimi i të ftohtit, shirave dhe dëborës janë një kërcënim edhe për shëndetin tonë, sidomos për të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit me sëmundje kronike. Por mjekët paralajmërojnë se edhe të rinjtë mund të vuajnë pasoja shëndetësore, ndonjëherë të rënda kur ekspozohen ndaj temperaturave të ulëta. Kështu, një valë e të ftohtit mund të shkaktojë sëmundje akute si ngrirja, hipotermi etj. Për më tepër, sidomos kur temperaturat bien poshtë -5C, ato mund të shkaktojnë përkeqësim të sëmundjeve kronike, sidomos sëmundjeve të zemrës dhe bronkeve. Studimet e fundit tregojnë gjithashtu se temperaturat e ulëta kanë rritur rrezikun e aksidenteve në familje, duke përfshirë edhe vdekjen, shkaktuar nga keqngrohja, helmimi me monoksid karboni nga sistemet elektrike, apo ato me gaz etj.
Këshillat
Për të parandaluar rreziqet ndaj shëndetit të shkaktuara nga temperaturat e ulëta mjekët japin disa këshilla, që mund t’i vijnë në ndihmë secilit prej nesh. Disa prej këshillave më kryesore janë si më poshtë. Përshtateni temperaturën e brendshme në shtëpi në vlerat e duhura. Parandaloni tharjen e ajrit duke vendosur një enë me ujë mbi radiatorë, ose pranë tyre. Evitoni humbjen e nxehtësisë duke mbajtur të mbyllur dhe izoluar dhomat që nuk përdorni, izoloni mirë dyert dhe dritaret (moti i ftohtë nxit gjithashtu helmimet nga dioksidi i karbonit, apo aksidentet elektrike). Kontrolloni mirë gjendjen e mjeteve të ngrohjes me energji elektrike apo me gaz (në rastin e përdorimit duhet të sigurohet mirëmbajtja dhe funksionimin i duhur i pajisjeve të ngrohjes. Nëse në shtëpi keni oxhak sigurohuni që pastrimi i tij të kryhet si duhet dhe vazhdimisht. Nëse temperaturat jashtë janë shumë të ulëta, shmangni orët më të ftohta, ato të mëngjesit ose të mbrëmjes. Fëmijët, të moshuarit, apo ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes duhet të evitojnë ekspozimin ndaj temperaturave shumë të ulëta dhe të vishen mirë para se të përballen me temperaturat jashtë.
Ushqimi
Një kujdes të veçantë duhet të keni përsa i përket ushqimit. Merrni ushqim dhe pije të ngrohta. Konsumimi i sasive të mjaftueshme të lëngjeve dhe ushqimeve ndihmon për të plotësuar kërkesat në rritje të metabolizmit, me qëllim që të prodhojë më shumë për ngrohjen e brendshme. Është e rëndësishme ushqimi të jetë i balancuar. Pini të paktën 2 litra ujë gjatë ditës. Preferohen lëngje të ngrohta, si çaji apo vetëm lëng portokalli. Kujdesuni që vaktet tuaja të jenë të pasura me fruta dhe perime që përmbajnë vitamina dhe minerale, shumë të dobishme për të mbrojtur organizmin nga “kurthet” e të ftohtit. Në përgjithësi rekomandohen produkte ushqimore të pasura në betakaroten që ndihmojnë në mbrojtjen e sistemit imunitar. Të tilla janë: karota, kungulli, patatja, domatja, spinaqi, panxhari i kuq, brokoli, lulelakra, speci, si dhe ato produkte që përmbajnë vitaminë E, si: bajamja, lajthia, vaji i ullirit.

Rekomandimet për ata që marrin ilaçe

Edhe pse ende nuk ka shifra të sakta dihet se disa lloje barnash mund të jenë përgjegjës për fillimin ose përkeqësim e sëmundjeve që lidhen me të ftohtët, që ndërveprojnë me mekanizmat e përshtatjes së trupit në të ftohtë. Në shumicën e rasteve, një bar mjekësor nuk përbën rrezik, veçanërisht nëse përdoret mirë, por ai mund të bëhet problem për shëndetin. Disa lloje ilaçesh në fakt nga ndikimet e të ftohtit mund të përkeqësojnë funksionimin normal të mekanizmave që rregullojnë temperaturën e trupit. Ndaj duhet të konsultoheni patjetër me mjekun tuaj.

Këshillat e mjekëve
Përshtateni temperaturën e brendshme në shtëpi në vlerat e duhura
Parandaloni tharjen e ajrit duke vendosur një enë me ujë mbi radiatorë, ose pranë tyre
Evitoni humbjen e nxehtësisë duke mbajtur të mbyllur dhe izoluar dhomat që nuk përdorni, izoloni mirë dyert dhe dritaret (moti i ftohtë nxit gjithashtu helmimet nga dioksidi i karbonit, apo aksidentet elektrike)
Kontrolloni mirë gjendjen e mjeteve të ngrohjes me energji elektrike apo me gaz (në rastin e përdorimit duhet të sigurohet mirëmbajtja dhe funksionimin i duhur i pajisjeve të ngrohjes
Nëse në shtëpi keni oxhak sigurohuni që pastrimi i tij të kryhet si duhet dhe vazhdimisht
Nëse temperaturat jashtë janë shumë të ulëta, shmangni orët më të ftohta, ato të mëngjesit ose të mbrëmjes
Fëmijët, të moshuarit, apo ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes duhet të evitojnë ekspozimin ndaj temperaturave shumë të ulëta dhe të vishen mirë para se të përballen me temperaturat jashtë

Produktet bimore që forcojnë imunitetin e organizmit
Konsumimi i sa më shumë produkteve që rrisin imunitetin e organizmit është këshilla kryesore, që japin specialistët e mjekësisë bimore për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve virale. Duke qenë se tashmë secili prej nesh është i rrezikuar nga virozat gripale më tepër se kurrë, parandalimi i vetëm i tyre përveç vaksinimit, mund të bëhet vetëm nëpërmjet marrjes së produkteve bimore që rrisin imunitetin, pasi në një organizëm të shëndoshë rreziku për t’u prekur nga viruset është shumë i vogël. Ilaçet bimore që përbëhen nga bimë të ndryshme të tretura në alkool janë preparatet më efikase për të rritur imunitetin dhe për të parandaluar prekjen nga sëmundjet. Hekuri, hudhra, kanella, bima e quajtur kthetrat e maces (ungaria), kulumbria, ilaçi bimor i quajtur propolis, aloe vera janë disa nga produktet që ndikojnë në rritjen e imunitetit të organizmit. Përdorimi i përditshëm i mjaltës me pluhur kanelle forcon sistemin imunitar dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe sulmet virale. Shkencëtarët kanë zbuluar se mjalti përmban vitamina të ndryshme dhe hekur në sasi të mëdha. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltit i forcon rruazat e gjakut për t’i luftuar bakteret dhe sëmundjet virale. Hudhra është antibiotik natyral që stimulon sistemin e imunitetit dhe rrit efektivitetin e rruazave të bardha të gjakut dhe rruazave T. Ajo bllokon prodhimet e toksinës me mikrobe. Hudhra pa dyshim është çelës për të arritur imunitetin optimal dhe mbrojtjen kundër infektimeve. Aloe vera është një tjetër produkt tepër efikas për të rritur imunitetin e organizmit. Ajo përmban më shumë se 200 përbërës të verifikuar shkencërisht që aktivizojnë dhe forcojnë aftësinë tonë për vetëshërim dhe e ka treguar veten si një ndër bimët më të mira mjekësore. Kërkimet shkencore provojnë se efekti kryesor i aloe veras, domethënë aktivizimi i sistemit tonë të imunitetit, bazohet në përbërësin aktiv akemanan (një kompleks karbohidratesh), i cili thithet nga zorrët dhe grumbullohet në membranat e qelizave. Ky përbërës rrit rezistencën e çdo qelize të veçantë kundër viruseve të dëmshme dhe baktereve. Acidet yndyrore omega 3-6-9 që gjenden tek vaji i peshkut janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut, por ato nuk mundet të sintetizohen nga organizmi ndaj dhe quhen acide yndyrore thelbësore. Çdo qelizë e trupit përdor acidet yndyrore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://wWw.Dobridolli-Forum.forumotion.com
 
Temperaturat polare, rreziku qe sjellin per shendetin.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
wWw.dObRidOlli-FoRuM.Tk & ShQiPeT4EveR FoRuM :: MjEKSiA DHE SHËNDETi-
Kërce tek: