SaLiBosSi Admin
Numri i postimeve : 277 Join date : 07/02/2009 Age : 31
| Titulli: Më mirë në burg se te gruaja Sat Jan 09, 2010 11:08 pm | |
| Një sicilian i cili nuk kishte dëshiruar të kalonte natën festive të ndërrimit të moteve bashkë me gruan e tij – kishte hyrë në stacionin e policisë, duke kërkuar nga policët të arrestonin atë. 35-vjeçarit anonim, policia i kishte thënë se nuk mund ta arrestonin pasi që ai nuk kishte bërë gjë të keqe. Kështu, ai nuk kishte pritur shumë, kishte shkuar në një kioskë të afërt, i armatosur me thikë, e kishte kërcënuar shitësin – të cilit ia kishte ‘rrëmbyer” ca çokollata dhe një pako çamçakëz, dhe i qetë kishte pritur ardhjen e policisë. Natyrisht, policia ia kishte plotësuar dëshirën – kishte ardhur dhe arrestuar atë. Një rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe para disa muajsh po në Sicili – kur Santo Gambini, i cili ishte liruar nga burgu dhe pjesën e mbetur të dënimit duhej të vuante në burg shtëpiak – kishte kërkuar nga autoritetet ta kthenin në burg, sepse aty i dukej më mirë sesa në shtëpi më bashkëshorten e tij. | |
|